Intel, investim prej 11.9 mld dollarësh në Izrael
Gjiganti amerikan i prodhimit të çipeve eksportoi 4 miliardë dollarë nga Izraeli në vitin 2018
Intel, gjiganti amerikan i prodhimit të çipeve, ka rënë dakord të investojë 40 miliardë shekel (11.9 miliardë dollarë) për të zgjeruar operacionet e fabrikimit në qytetin jugor izraelit Kiryat Gat, njoftoi ministri i financave i Izraelit, Moshe Kahlon.
Investimi është pjesë e zgjerimit global të Intel të aftësive të saj prodhuese.
Përveç Izraelit, kompania deklaroi se synon të zgjerojë operacionet e saj në Irlandë dhe Oregon.
Intel gjithashtu do të rekrutojë 1,000 punonjës izraelitë.
Related Posts
Intel aktualisht ka një staf prej 12.700 punonjës në Izrael, duke përfshirë 1100 të punësuar nga prodhuesi i çipeve për maknat, Mobileye, të blerë nga Intel në 2017 për 15.3 miliardë dollarë.
Eksporti i Intel nga Izraeli në vitin 2018 arriti në 4 miliardë dollarë, sipas deklaratave të kompanisë, nga 3.6 miliardë dollarë në 2017.
Në total, blerjet dhe investimet e Intel në Izrael deri më tani arrijnë në 35 miliardë dollarë.