“Kujto tjetrin, kujto veten”, Shqipëria nderon Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtues për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.


Nën moton tradicionale “Kujto tjetrin, kujto veten”, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi në mjediset e Bunk’Art2 aktivitetin përkujtues për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.

Ky aktivitet, solli bashkë përfaqësues të institucioneve qëndrore, përfaqësuesitë e agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe Koordinatorin Rezident, përfaqësues të Këshillit të Evropës, trupit diplomatik në Tiranë, pjesëtarë të familjeve që kanë kontribuar në shpëtimin e hebrenjve si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën dhe ata që i mbijetuan Holokaustit.

Zëvendësministrja Artemis Malo, në fjalën e saj u shpreh se “jo pa qëllim, është përzgjedhur “Bunk’Art” për përkujtimin e Ditës së Holokaustit, hyrja e të cilit është inspiruar nga Yad Vashem në Izrael. Vuajtja, humbja e jetëve dhe përdhosja e dinjitetit nga regjime totalitare, është njëkohësisht dhe fija lidhëse që bën bashkë popujt për t’iu kundërvënë të keqes, për të ndërgjegjësuar brezat e rinj mbi historinë dhe për të nxjerrë mësime për të ardhmen”.

Sipas Zëvendësministers Malo, “Kujto tjetrin, kujto veten” është motoja jonë, e cila tenton të hedhë dritë edhe mbi qëndrimin monumental që mbajtën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore duke strehuar dhe mbrojtur popullatat hebrenje që persekutoheshin e përndiqeshin deri në kufijtë e të pabesueshmes”.

“Ne shqiptarët, përgjatë shekullit të kaluar mund të mos kemi kontribuar shumë në shkencën dhe teknologjinë globale, por ne, muslimanë e të krishterë, kemi dhënë një kontribut të pamatshëm në ruajtjen e humanitetit dhe vlerave njerëzore”, u shpreh ajo.

Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams, në fjalën e tij, theksoi vlerat pozitive të shqiptarëve dhe veçanërisht solidaritetin human të tyre në lidhje me persekutimin hebre, shembuj historikë që sot kanë nevojë ashtu si dje të sillen në vëmendjen e publikut.

“Shqipëria ka një histori shumë të bukur për ta ndarë me botën pasi gjatë periudhës së Holokaustit, shqiptarët qëndruan krah për krah me hebrenjtë e persekutuar në Evropë. Shqipëria është i vetmi vend në të cilin, popullata hebreje gjatë Holokaustit u rrit, për shkak të miqësisë e kurajos që treguan shqiptarët”, tha ai.

Zëvendësambasadorja e Izraelit në Tiranë, Liora Peleg, u shpreh shumë e emocionuar dhe falënderoi popullin shqiptar për kontributin madhor të treguar në ruajtjen e humanizmit kundër regjimeve totalitare.

Gjithashtu historiani dhe hulumtuesi, Profesor Andi Pinari, nëpërmjet shembujve historikë rrëfeu rrugën dhe kalvarin që ndoqën hebrenjtë nëpër Shqipëri, shpëtimi i të cilëve në gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk është rasti parë historik i pikëtakimit mes dy popujve.

Në mbyllje të akivitetit, Rexhep Hoxha, pjestar i njërës prej familjeve që ka strehuar hebrenjtë, përmes emocioneve të përjetuara, falënderoi organizatorët për eventin dhe risjelljen në kujtesë të historisë.

Burimi: https://punetejashtme.gov.al/kujto-tjetrin-kujto-veten-mepj-organizon-aktivitet-ne-nderim-te-dites-nderkombetare-te-holokaustit/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023