Aktivitet në OKB: “Një Çështje e Humanitetit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”

Misioni i Shqipërisë dhe World Jewish Congress organizuan në selinë e OKB, aktivitetin kushtuar shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri


Misioni i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Departamenti i Komunikimit të Kombeve të Bashkuara si dhe Kongresi Botëror i Hebrenjve (World Jewish Congress), organizuan më 31 janar në sallën nr.1 të konferencave në selinë e OKB-së në Nju Jork, aktivitetin kushtuar shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.


“Një Çështje e Humanitetit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”. Kështu titullohej tema e aktivitetit, në të cilën folën, Besiana Kadare, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ronald Lauder, Presidenti i Kongresit Botëror të Hebrenjve, prof. Shaban Sinanin, historian dhe autor i librit “Shqiptarët dhe Hebrenjtë: Mbrojtja dhe Shpëtimi”, Dr.Anna Kohen, familja e së cilës u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit dhe David Estrin, themeluesi i “Together We Remember” (“Së bashku Ne Kujtojmë”).

Një klip nga filmi “Besa” u shfaq me këtë rast për të pranishmit.

Dr. Anna Kohen, fëmijë e të mbijetuarve të Holokaustit foli për përvojën e familjes së saj gjatë Holokaustit në Shqipëri dhe si ka ndikuar kjo histori gjatë gjithë jetës së saj.

Majlinda Myrto, familja e të cilës është shquar në shpëtimin e hebrejve foli për konceptin e Besës dhe detyrimin që kanë shqiptarët ndaj mikut dhe njerëzve në nevojë.

Duke folur për këtë akt, Ambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara, në OKB, Jonathan Cohen tha se “shqiptarët u shquan mes njerëzve të guximshëm që patën një ndikim të jashtëzakonshëm duke mbrojtur me mijëra në Ballkan, duke siguruar që t’i shpëtonin tmerreve të Holokaustit”.

“E përgëzojmë humanitetin e Shqipërisë ndaj hebrejve dhe konceptin e saj të Besës”, tha ai.
Takimin e përshëndeti edhe kongresisti Eliot Engel, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Mes folësve ishte edhe David Estrin që drejton organizatën “Së bashku mbajmë mend” e cila përpiqet të fuqizojë të rinjtë, komunitet pas komuniteti, si dhe të sigurojë që #NeverAgain (KurrëMë të bëhet realitet.)

Të pranishëm ishin edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel, nënsekretarja e Departamentit të Komunikimit të OKB, Alison Smale, përfaqësues nga fetë e ndryshme në Shqipëri, rabini i Shqipërisë, Yisroel Finman, përfaqësues të trupit diplomatik të Kosovës, përfshirë Konsullen e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, shqiptarë dhe kosovarë me banim në Shtetet e Bashkuara.

“Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, ndau historinë e pabesueshme të Besës shqiptare (Premtimit) gjatë Lufëtës së Dytë Botërore. Për shkak të asaj Bese, Shqipëria ishte vendimi i vetëm me më shumë hebrenj pas Holokaustit se para tij.”, shkruan në një postim në Twitter, Kongresi Botëror i Hebrenjve.

“Salla e mbushur plot sot për aktivitetin tonë në Kombet e Bashkuara për historinë e jashtëzakonshme të shqiptarëve që shpëtuan të gjithë hebrenjtë që banonin brenda kufijve të Shqipërisë gjatë Holokaustit. Krenare të jem pjesë e një kombi, i cili qëndroi në anën e duhur të historisë, në kohën e duhur dhe, bëri vendimin e duhur”, shkroi në Tëitter ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023