Eurovizioni në Tel Aviv, mediat izraelite me superlativa për Jonida Maliqin

Gazeta e madhe izraelite “Yediot Ahrnot”, profil për këngëtaren shqiptare. Paraqitet me “Ktheju tokës”.


Me afrimin e Festivalit Europian të Këngës (Eurovision Song Contest) – i cili këtë vit do të zhvillohet në Tel Aviv, nga 14-18 maj – gazeta e madhe izraelite “Yediot Ahronot”, përveç pjesëmarrësve të tjerë, i ka kushtuar një hapësire edhe prezantimit të këngëtares shqiptare, Jonida Maliqi, e cila do të paraqitet me këngën “Ktheju tokës”.

Ja çfarë shkruan portali online i gazetës së njohur, Ynet.co.il, në versionin e saj hebraisht, në shkrimin me titullin: “Njihni kundërshtarët e Izraelit në Eurovizion”.

“Me përvojë. Pas përfaqësueses së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj. Ajo është një këngëtare e mirënjohur dhe prezantuese televizive, rruga muzikore e së cilës filloi në Festivalet e ndryshme të Këngës Shqiptare qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite me vonë. Festivali është kompeticionin më i madh muzikor i vendit dhe vitet e fundit fituesit zgjidhen për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Maliqi sjell në stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht. Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikalë dhe ka qenë në jurinë e “The Voice” në Shqipëri”, shkruan gazeta izraelite, që ka publikuar edhe videon e këngës.

Në vitin 2019, 44 vende do të marrin pjesë në Izrael në Eurovision në Tel Aviv. 36 vende do të performojnë në gjysmëfinalet më 14 dhe 16 maj, duke shpresuar që të kualifikohen për finalen më 18 maj.

Vendi pritës Izrael dhe vendet e ‘Big Five’ – Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe – kualifikohen automatikisht për finale.

Izraelitja Neta Barzilai është fituesja e fundit e Eurovizionit, me këngën “Toy”.

Të tre shfaqjet do të bashkëprodhohen nga EBU dhe Korporata e Transmetimit të Izraelit – KAN.

Kostoja totale e mbajtjes së Festivalit të Këngës në Eurovizion në Izrael në vitin 2019 do të jetë rreth 35-45 milionë euro.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023