Maqedoni, 76 vjet nga deportimi i hebrenjve

Natën mes 10 dhe 11 marsit 1943, 7144 persona, pothuajse të gjithë hebrenj të Maqedonisë, u arrestuan dhe 10 ditë më pas u transferuan me trena mallrash në kampin e vdekjes në Treblinkë.



Mati Grunberg është një artist i njohur në Izrael dhe jashtë tij, por për Maqedoninë ai është pjesë e një tjetër statistike.

76 vjeçari është foshnja e vetme e hebrenjve na Maqedonia që i mbijetoi holokaustit.

“Babai im ishte inxhinier, një familje e krishterë që ishte pronare e një mulliri në atë kohë, e mori për ta mbrojtur dhe i la në dorë drejtimin e mullirit. Në atë mulli linda unë pak kilometra larg Shkupit. Nga mosha 3-vjeçare mbaj mend partizanët që vinin atje, më kishin si maskotën e tyre, më merrnin me vete, më quanin fëmija e tyre i fatit”,- deklaroi i shpëtuari nga deportimi, Mati Grunberg.

Të tjerët nuk kishin kaq shumë fat. Natën mes 10 dhe 11 marsit 1943, 7144 persona, pothuajse të gjithë hebrenj të Maqedonisë, u arrestuan dhe 10 ditë më pas u transferuan me trena mallrash në kampin e vdekjes në Treblinkë.

Gjysma e të deportuarve ishin fëmijë, pjesa më e madhe nuk arritën t’i mbijetonin logoritë e vdekjes.

Komuniteti herbaik përkujtoi atë që ndodhi 76 vite më parë. Diplomatët me porosi që kujtimi i tragjedive të tilla duhet të jetë këmbanë alarmi për brezat e ardhshëm, për të mos lejuar që tmerre të tilla të përsëriten.

“98% u ekzekutuan dhe kjo është përqindja më e lartë në rang europian të hebrenjve të likuiduar bazuar në numrin e popullatës së vendit prej nga u deportuan. 50% e tyre ishin fëmijë”,- tha kryetarja e komunitetit hebre, Berta Romano-Nikoliq.

“Na vjen keq për vogëlushët që kurrë nuk e patën mundësinë të rriten, për fëmijët që kurrë nuk patën mundësinë të hedhin hapat e parë e të shkojnë në shkollë, për familje të tëra që u zhdukën, për familjet e tyre dhe gjithë komunitetin hebre në vend”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

“Ne nuk mund të rikthejmë që të mos përsëritet holokausti, por ndjejmë keqardhje për viktimat jo vetëm në Gjermani, Maqedoni, Evropë dhe në të gjithë botën dhe u themi se ne do të luftojmë antisemitizmit, jotolerancën dhe fashizmin”,- tha ambasadori i Gjermanisë në RMV, Tomas Gerberih.

Shqiptarët me mburrje mbajnë një vend të ndritur në historinë e mbijetesës së hebrenjve. Asnjë hebre nuk u deportua nga Shqipëria, familjet dhe shteti shqiptar, i mbrojti edhe me jetën e tyre hebrenjtë shqiptarë.

“Kemi vendosur një gur në themelet e vlerave të qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror për një moment të historisë që nuk e lë indiferent asnjë qenie të qytetëruar”,- tha drejtori i ITShKShM-së, Skënder Asani.

“Mësimet nga ngjarjet e këtilla tanimë janë mësuar dhe ne duhet gjithmonë t’i kujtojmë ata si ngjarje negative dhe mos të lejojmë që të na përsëriten”,- theksoi ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Vetëm pak njerëz nga komuniteti hebre janë kthyer të jetojnë në Maqedoni. Lagja e hebrenjve nën kalanë e Shkupit u prish në vitet 60-ta të shekullit të kaluar me arsyetimin se shtëpitë ishin dëmtuar nga tërmeti.

Në këtë vend u ngrit para disa vitesh Muzeu u Holokaustit. Ditë të tilla përkujtimi janë një apel i fuqishëm për të risjellë në vëmendje se çfarë pasojash tragjike ka mosveprimi i një shoqërie të tërë në moment të caktuara të historisë, që në 1943 rezultoi me zhdukjen pothuajse të tërësishme të një etnikumi të tërë që jetonte në Maqedoni. (Tvm2)

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023