Shkup, instituti shqiptar hap Departamentin për Holokaustin

Me rastin e deportimit të mbi 7100 hebrenjëve para 76 vjetësh nga Maqedonia, Instituti për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve këtu në Maqedoninën e Veriut përuroi përmes një ceremonie Departamentin për studimet mbi Holokaustin, i pari i këtij lloji në rajon.



Me rastin e deportimit të mbi 7100 hebrenjëve para 76 vjetësh nga Maqedonia, Instituti për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve këtu në Maqedoninën e Veriut përuroi përmes një ceremonie Departamentin për studimet mbi Holokaustin, i pari i këtij lloji në rajon.

Ministri izraelit për Jerusalemin Ze’ev Elkin mori pjesë në takim, ndërsa folësit përkujtuan ngjarjet e dhimbshme të deportimit të komunitetit hebre nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi.

Nëse duam që t’ia kalojmë gjeneratave të ardhshme, duhet të ruhet kujtimi për Holokaustin dhe të vazhdojë të përkujtohen njerëzit të cilët u vranë. Ky departament nevojitet për kërkime të reja dhe veprimtari edukative në mënyrë që të nxirren mësime nga Holokausti”, tha ministri izraelit.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë kulturore shqiptare, Skender Hasani tha se departamenti për Holokausin synon ndërgjegësimin e përgjithshëm shoqëror lidhur me historinë që nuk e lë indiferent asnjë individ të qytetëruar. Ai nënvizoi historinë e familjeve shqiptare Meliqi nga Shkupi dhe Shurdha nga Shkodra që kishin shpëtuar pjesëtarë të komunitetit hebre duke i fshehur për të mos i dorëzuar në kampet naziste.

Për ngritjen e deparamentit për Holokausin kanë kontribuar në veçanti ambasadorët e Gjermanisë, të SHBA-së, dhe të Izraelit këtu në Shkup.

“Nuk mund ta zhbëjmë Holokaustin, por ua kemi borxh viktimave jo vetëm në Gjermani apo në Maqedoni e Evropë, por në mbarë botën për të luftuar kundër urretjes, përjashtimit, intolerancës dhe kundër racizimit”, tha ambasadori gjerman Thomas Gerberich.

Nga 7144 hebrenjtë e deportuar në kampin e Treblinkës në Poloninë e sotme, pothuaj se asnjë nuk ishte kthyer në vendlindje. Lagja hebraike në Shkup ishte shkatërruar më vonë nën arsyetimin se shtëpitë kishin pësuar dëme nga një tërmet i kohës./VOA/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023