Margariti: Shumë pranë ngritjes së Muzeut unikal të hebrenjve

Mbështetja unikale të shqiptarëve për shpëtimin dhe ruajtjen e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore


TIRANË, 5 mars /ATSH/ – Ministrja e Kulturës. Elva Margariti pati një takim të veçantë me veprimtaren e shquar të diasporës shqiptare në Izrael, Felicita Jakoel, fituese e Shqiponjës së Artë në Samitin e Diasporës dhe Ambasadore e Diasporës dhe juristin Agron Alibali për një histori unike, për një popull që shpëtoi falë të drejtës zakonore shqiptare, quajtur BESA, apo më bukur akoma, “N’dorën tande” si thirrje e ardhur nga Qielli.

”Diskutuam për ngritjen e Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë, një nga inspektimet e mia të para në zonën e Qendrës Historike, Vlorë, e cila po ndryshon nga dita në ditë. Ministria e Kulturës mbetet e angazhuar në një mbështetje institucionale për këto nisma që evokojnë përvojën thuajse unikale të shqiptarëve për shpëtimin dhe ruajtjen e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. Me juristin Agron Alibali diskutuam për nismën private dhe të pavarur të një grupi aktivistësh shqiptaro-hebraiko-amerikanë për kthimin në atdhe të trashëgimisë bibliotekare dhe arkivore të albanologut të shquar, Norbert Jokl”, u shpreh ministria e Kulturës Elva Margariti për këtë takim.

”Ka ardhur koha të vendosim në vend amanetet. Amanete që na mbërrijnë nga veprimtarja e shquar, Johanna Gerechter Neumann, familja e së cilës erdhi në Shqipëri pikërisht 80 vjet më parë dhe ishte një nga mijëra familjet hebre të shpëtuara. Trashëgimia e Joklit në tërësi ende mbetet e pakthyer”, tha Margariti.

”Jemi vetëm në fillim të punës, por me veprimtare si Znj, Jakoel Kryetare e Shoqatës Izrael-Shqipëri, e cila ka folur në qindra aktivitete në mbarë botën për rolin e Shqipërisë gjatë Holokaustit jemi shumëpranë ngritjes së Muzeut Unikal të Hebrenjve në Shqipëri”, përfundoi ministria e Kulturës Elva Margariti. /Adela Alla/J.P/

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023