
Ambasada e Izraelit uron shqiptarët për festën e Sulltan Novruzit
Ambasadori Boaz Rodkin takoi kryegjyshin botëror, Baba Edmond Brahimaj në Kryegjyshatën Bektashiane në Tiranë.

Ambasada e Izraelit në Shqipëri uroi gjithë shqiptarët myslimanë dhe ata bektashianë për festën e Sulltan Novruzit.
“Ambasada e Izraelit ne Tirane ju uron Gezuar Festen e Sulltan Novruzit!”, shkruhej në urimin e ambasadës në Facebook dhe në Twitter.
Ambasada e Izraelit ne Tirane ju uron Gezuar Festen e Sulltan Novruzit! pic.twitter.com/upmhhphCC9
— Israel in Albania (@IsraelinAlbania) March 22, 2019
Ambasadori izraelit, Boaz Rodkin, vizitoi kryegjyshatën bektashiane në kryeqytet, ku pati edhe një takim me kryegjyshin botëror, Baba Edmond Brahimaj.