Facebook hap në Izrael një qendër të re kërkimi të Inteligjencës Artificiale

Rrjeti social i Mark Zuckerberg do të punojë me inxhinierët izraelitë që infrastruktura e Facebook të jetë më e mençur



Facebook po zgjeron operacionet e inteligjencës artificiale në Izrael me një qendër të re kërkimi dhe zhvillimi të dizajnuar për të ndihmuar punën e inxhinierëve dhe programuesve.

Për këtë është krijuar një ekip i ri i inteligjencës artificiale prej rreth 10 inxhinierësh.

Qendra, e quajtur Data.AI, “do të fokusohet në algoritmet e ‘machine learning’ që mund të përmirësojnë ndërfaqen e brendshme të kompanive dhe të krijojnë mjete të reja për analizën e të dhënave”.

Aktiviteti i qendrës së re

Ekipi, siç e bën të njohur kompania e Mark Zuckerberg, do të punojë që infrastruktura e Facebook të jetë më e mençur dhe e aftë të mësojë nga përvojat e mëparshme për të ndihmuar inxhinierët të zgjidhin problemet, të parashikojnë ngjarje dhe probleme në të ardhmen dhe të arrijnë më shpejt të dhënat relevante.

Qendra aktuale e kërkimit dhe zhvillimit të Facebook në Izrael ka rreth 200 punonjës dhe udhëhiqet nga Joey Simhon.

Operacionet kërkimore dhe zhvillimore kanë kaluar kohët e fundit në një zyrë të re në Kullën Azrieli Sarona në Tel Aviv, ndërsa operacionet tregtare izraelite do të mbeten në Bulevardin “Rothschild”.

Facebook dhe inteligjenca artificiale

Facebook gjithashtu ka deklaruar, siç raportohet nga gazeta izraelite “Haaretz”, se nëse shumica e përpjekjeve të saj për Inteligjencën Artificiale, janë përqendruar në përmirësimin e produkteve dhe përvojës së përdoruesve, skuadra izraelite tani do të udhëheqë një pikëpamje të re: ajo do të shkojë zhvillojnë funksionalitete të bazuara në inteligjencën artificiale për të përmirësuar “ndërfaqet e brendshme” të kompanisë.

Qëllimi është të lejojë inxhinierët të kenë qasje më të shpejtë në të dhënat relevante dhe t’u mundësojnë atyre të punojnë në mënyrë më efikase.

Produktet e ekipit izraelit janë vetëm në fazat e hershme të zhvillimit, por inxhinierët e Facebook tashmë kanë filluar përdorimin e tyre. Gjiganti i medias sociale pret që t’i bëjë këto produkte në dispozicion të kompanive të tjera.

Produktet do të mundësojnë kompanitë që të përmirësojnë sistemet e tyre të brendshme dhe ndërfaqet dhe do të përfshihen si pjesë e paketës Workplace në Facebook.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023