Ja çfarë i bashkon dhjetë kompanitë më të mëdha teknologjike në botë: Izraeli

Microsoft, Apple, Amazon, Google, Facebook, Alibaba, Intel, Oracle, Samsung dhe Baidu kanë zyra në Izrael



Dhjetë kompanitë më të mira të teknologjisë në botë – Microsoft, Apple, Amazon, Google, Facebook, Alibaba, Intel, Oracle, Samsung dhe Baidu – gjithnjë e kanë diçka të përbashkët: po bëjnë punë të jashtëzakonshme në Izrael e që është thelbësore për bizneset e tyre në selitë qendrore. Le të hedhim një vështrim se si po luhet ky trend.

MICROSOFT

Në fillim të këtij viti, Microsoft punësoi një 34-vjeçar të talentuar në sigurinë kibernetike – një haker, në thelb – si kreu i ri i R&D (Kërkim & Zhvillim) në Izrael. Djaloshi i ri, një veteran i njësisë së elitës së vendit 8200 (versioni i Izraelit i NSA), do të jetë përgjegjës për mbrojtjen e diamanteve të kurorës së Microsoft në “cloud”. Microsoft tani është një kompani cloud, dhe gjithçka është atje: Azure, Cortana, Zyra, madje edhe Minecraft. Me fjalë, “cloud”-i e Microsoft-it duhet të jetë një pjesë absolutisht kritike e biznesit kryesor të kompanisë që po shkon përpara dhe kompania me qendër në Redmond është duke i besuar sigurinë e saj një 34-vjeçari izraelit.

AMAZON

Deri në gjashtë muaj më parë, Amazon kishte vetëm dy linja të aktivitetit në Izrael, një për biznesin e saj të AWS (Amazan Web Services) dhe një strukturë “R&D” dronësh në Herzliya, në veri të Tel Avivit, për biznesin e saj të shërbimeve ajrore. Këto janë dy linja mjaft të mëdha të biznesit për Amazon. Por tani Amazon po punëson 100 inxhinierë izraelitë dhe ekspertë për të rritur Alexa, asistentin e saj të zgjuar virtual. Ideja këtu është të përmirësojë ndjeshëm aftësitë kërkuese me zë të Alexa për biznesin kryesor të Amazon: shitjen me pakicë. Edhe një herë, ne po shohim një kompani globale, një nga firmat më të suksesshme të të gjitha kohërave, duke u dhënë izraelitëve sfidat më të vështira, më të rëndësishme, misionare: Pëer të sjellë Alexa në jetë më shpejt dhe më mirë se kushdo tjetër, përfshirë Siri, Cortana, aplikacionet Google, ose Bixby.

GOOGLE

Google disa vite më parë bleu Waze, një aplikacion izraelit navigacioni, në misionin e tij për të lidhur botën online dhe offline. Ëaze i jep Google shumë më tepër sesa vetëm një aplikacion navigacioni: ai jep të dhëna jetike të Google për zakonet e drejtimit të njerëzve në mbarë botën dhe hap një shtresë të re të partneriteteve afariste dhe reklamave në botën offline, duke përfshirë edhe bashkimin. Ky i fundit i jep Google disa tërheqje të tregut kundër Uber. Waze duhet përfundimisht të jetë një pjesë integrale e biznesit të makinave autonome të Google. Pjesë të tjera të Alfabet, kompanisë prind të Google, kohët e fundit kanë filluar të shikojnë për t’u angazhuar me startupet izraelite në inteligjencën artificiale (AI), robotike dhe shkenca materiale – fusha kryesore për bizneset e Alfabet.

FACEBOOK

Blerjet e kompanive izraelite nga ana e Facebook, veçanërisht Onavo dhe Face.com – kanë rritur ndjeshëm biznesin kryesor të Facebook-it: reklamat e personalizuara. Face.com ka të bëjë me  njohjen e fytyrës dhe etiketimin (taget) e shokëve, ndërsa Onavo kryen të dhënat analitike në celular. Blerjet gjithashtu çuan në idenë e Internet.org, projektit të Facebook për të sjellë internet falas në vendet në zhvillim dhe në vendet e largëta – burimi i mundshëm i përdoruesve të ardhshëm të disa miliardë përdoruesve të Facebook. Këto nuk janë anësore në biznesin kryesor të Facebook, këto janë motorët primarë në biznesin kryesor të Facebook.

APPLE

Qendra e dytë më e madhe e “Këkim dhe Zhvillim” (R&D) e Apple është në Izrael dhe punon në procesorë, çipsa dhe sensorë që janë gjithnjë e më të rëndësishëm për pajisjet e reja të Apple dhe për të shtuar teknologjinë e realitetit, që do të thotë, e ardhmja e Apple përtej telefonit. Blerja në vitin 2013 nga ana e Apple të kompanisë PrimeSense, i dha kompanisë Cupertino teknologjinë në lëvizje dhe kapje e thellë, të përdorur gjithnjë e më shumë në telefonat e Apple, TV dhe orat e zgjuara (smartwatch).

 

INTEL

Intel, prodhuesi më i madh i çipave në botë, është angazhuar thellë me inovacionin izraelit për dekada, por blerja e tij e fundit nga Mobileye, një kompani nga Jeruszalimi e specializuar në asistencën e avancuar të drejtimit, sinjalizon synimin e Intel për të qenë në ballë  dhe qendra në revolucionin e makinave të ardhshm autonome. Nëpërmjet Mobileye, Intel ka njoftuar se do të bashkohet me BMË, Nissan dhe Volksëagen në drejtimin e makinës autonome, duke hapur një bazë të gjerë të mundësive të reja për biznesin e Intel.

ORACLE

Oracle ka njoftuar kohët e fundit se planifikon të hyjë në garën e infrastrukturës së re “clou”, duke u përpjekur të marrë pjesë nga  tregu i Amazon, tashmë një lider që ka krijuar distancë, dhe Microsoft, i cili po përpiqet dhe ai të jetë në lojë. Edhe Google është gjithashtu një lojtar, por Oracle, me një kapital prej 199 miliardë dollarësh, është shumë vonë për këtë lojë – një lojë shumë e rëndësishme pasi shumica e aplikacioneve të biznesit po lëvizin drejt “cloud”. Megjithatë, gjiganti kompjuterik planifikon të katërfishojë numrin e komplekseve të “data-center” gjigante të tij në dy vitet e ardhshme. Njoftimi i Oracle vjen pikërisht një vit pasi hapi një “akselator” (përshpejtues) për inovacionet “cloud” në Izrael.

Por, gjigantët amerikanë të teknologjisë nuk janë të vetëm.

Dy kompanitë kineze, Alibaba dhe Baidu po bëjnë më shumë – dhe punë më të rëndësishme – gjithashut në Izrael.

ALIBABA

Vetë Jack Ma bëri të ditur se po shkon në Izrael për të marrë avantazhe teknokogjike. Alibaba është një kompani ambicioze, duke reflektuar besimin dhe ambicjen në rritje të Kinës në botë. Blerja e nga ana Alibaba e VisualLead, një kompani lider në krijimin unik të QR (kodeve të produkteve) jep një kuptim se sa e rëndësishme është teknologjia e VisualLead për Alibaba. Këtu është ajo që bleu Alibaba: aftësia për të kthyer çdo imazh, logo, foto profili, animacion, apo edhe video në një kod vizual të angazhuar që lidh konsumatorët dhe markat pa ndërprerje.

BAIDU

Në Izrael, Baidu po shqyrton kompanitë që fokusohen në fushat e inteligjencës artificiale, vizionin kompjuterik, identifikimin e zërit, sigurinë kibernetike, sensorët dhe çipet automobilistike, tha shefi i sipërmarrjeve të kompanisë për CTech (portal izraelit i lajmeve nga teknologjia).

SAMSUNG

Samsung i Koresë së Jugut ka katërfishuar raportet me inovacionin izraelit, me dy operacione të kapitaleve dhe dy struktura të “R& D”. Nëpërmjet degës së investimeve izraelite Samsung NEXT Tel Aviv, Samsung ka investuar në më shumë se në 10 startupe izraelite në fazën fillestare të tyre gjatë dy viteve të fundit, disa në fushën e IA (inteligjencës artificiale). Fondi Samsung Catalyst, i cili gjithashtu ka një prani izraelite, investon në firmat e fazave të mëvonshme. Samsung gjithashtu operon dy qendra kërkimore dhe zhvillimi në Izrael, një qendër teknologjie kamera në Herzliya dhe një qendër me qendër në Tel Aviv që zhvillon teknologjinë e gjysmëpërçuesve – të gjitha në bërthamën pajisjeve të Samsung të lidhura me produktet e ardhshme.

***

Panorama që del në pah është se, kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë po bëjnë gjithnjë e më shumë punë inovative të rëndësishme në Izrael, që ndikon dukshëm në bizneset e tyre kryesore. Këto janë vetëm 10 shembuj, por ndoshta janë ato më të mëdhenjtë. Nëse “Big 10” firmat e teknologjisë po bëjnë këtë në Izrael, atëherë është e sigurt të supozojmë se të paktën disa prej 350 shumëkombësheve të tjerë që aktualisht angazhohen me inovacionin izraelit në një formë apo një tjetër po e bëjnë këtë.

Për të qenë të sigurt, Izraeli është një vend i komplikuar, por gjithashtu është padyshim duke u bërë përshpejtues i inovacionit në botë, një vend global i beta dhe qendër testuese për ide të reja në çdo gjë, nga shkencat e jetës tek automjetet autonome.

Nga Amir Mizroch, Forbes.com / Përgatiti Izraelisot.com/

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023