Besa e shqiptarëve, kodi i nderit që shpëtoi hebrenjtë

Fjala e mbajtur në seminarin e organizuar në “Western Galile College”, Akko, Izrael, në nderim të shqiptarëve që strehuan Hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.



Nga Flori Zevi
Diplomat i World Jewish Congress në Kosovë


Yad Vashemi u themelua në vitin 1955. Kurse që nga viti 1963, një komision i kryesuar nga drejtësia e GJYKATËS SUPREME TË ISRAELIT, ishte ngarkuar me detyrën e dhënies së titullit të nderit “Të Drejtët midis Kombeve”.

Shqiptarët që, do të njihen nga Yad Vashem, ishin vetëm gjatë viteve 1990, kjo ishte për shkak të komunizmit dhe sundimit diktatorial komunist të hekurt që ka ndodhur tek populli shqiptar.

2000 vjet më parë, Rabinët thanë: “Parimi më i rëndësishëm në Torah është: ‘Duaje të huajin, sepse dikur ishit të huaj në vendin e Egjiptit’”.

Në traditën shqiptare ne kemi një kod nderi, të quajtur BESA. Kemi një dokumentar të famshëm të filmit të quajtur “Kodi i nderit i BESËS”. Ky dokumentar po udhëton nëpër botë dhe tregon historinë e shqiptarëve që, strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë kohës naziste.

Ekziston edhe një video e bukur e bërë nga një izraelito-arab, i quajtur Nas Daily. Ai bëri disa video të traditës sonë dhe të kulturës sonë. (thjesht klikoni në youtube “nas daily albania”)

Gjithashtu e dini se si quhet Qendra BEgin SAdat për Studime Strategjike? Jo tjetër, por BESA. (besacenter.org).

E mahnitshme!

Kjo qendër u krijua nga Dr Thomas.Hecht, një udhëheqës i bashkësisë hebraike kanadeze, u emërua në kujtim të Menachem Begin dhe Anwar Sadat (BEgin-SAdat), traktati i së cilës ishte një gur themeli për zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme.

Asgjë e lidhur, por thjeshtë e mahnitshme se si erdhi të quhet BESA kjo qendër.

Kuptimi i Besës do të thotë të mbash fjalën tënde. Nuk është thjesht të mbash fjalën apo premtimin. Besa është pjesë e kulturës dhe traditës Shqiptare.

Pak e njohur për shumicën, por Shqipëria ishte një nga disa vendet europiane që kishin një popullsi më të madhe hebreje deri në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në fillim, duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë e saj, dhe duke u ofruar strehim më shumë se 2.000 të tjerëve nga vendet përreth.

Me gjithë presionin e fashistëve italianë dhe ushtarëve nazistë okupues, shqiptarët refuzuan të japin mysafirët e tyre, pasi që zbatonin kodin e Besës.

Dhe me asnjë çmim nuk do të e turpëronin kodin e Besës.

Ne kemi pasur një albanolog të famshëm Norbert Jokle, hebre i Austrisë.

Ka kontribuar shumë në gjuhën, kulturën dhe traditën Shqiptare, në Universitetin e Vjenës. Ekziston plotë një arkiv e pasur me hulumtime për shqiptarët.

Në 1942, Norbert Jokle u morr në Vjenë, Austri, dhe u dërgua në kampin e përqendrimit nazist ku dhe u vra.

Kur hebrenjtë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, dhe miliona u vranë në të gjithë Evropën nga forca më e keqe në historinë njerëzimit nazistët, n anën tjetër Shqipëria kishte hapur dyert për hebrenjtë.

Mijëra prej hebrenjve shkuan në Shqipëri dhe e përdornin Kosovën si transit. Kemi raste që shqiptarët nga Kosova luajtën një rol të madh në sigurimin e transportit, marrjen e familjeve hebreje nga Shkupi dhe i strehonin përkohësisht, pastaj i dërgonin në Shqipëri.

Fatkeqësisht, Kosova me shumicë shqiptare, nga shekulli i XIV deri në luftërat e Ballkanit ishte nën pushtimin e vazhdueshëm të diktaturës, gjatë luftës së dytë botërore ajo u pushtua edhe nga nazistët.

Disa hebrenj të Kosovës u arrestuan në Prishtinë dhe Mitrovicë nga nazistët gjermanë dhe fashistët italianë, disa u internuan në stacionet e policisë lokale dhe disa ju dha leja të shkonin në Shqipëri por disa u dërguan në kampin fashist të Shkupit quhej Monopol. Pastaj u transferuan në kampet Bergen Belzen dhe Treblinka.  Shumë u zhdukën. Megjithatë, shumë mbijetuan dhe u çliruan.

Rastet e Yafa Rueben, Ester Levy, Avraam Bivas dhe shumë të tjerë që mbijetuan, ishin të gjithë qytetarë të Kosovës.

Në vitet e fundit ne si shoqëri e solidaritetit kemi ngritur çështjen e hebrenjve të harruar të Kosovës të cilët dikur ishin pjesë e jetës sonë dhe me ndihmën e qeverisë së Kosovës kemi arritur të ngremë një pllakë përkujtimore në nder të viktimave të holokaustit, dhe ne gjithashtu arritëm të bëjmë disa dokumentarë filmikë të Esterit, Yaffa, Shaulit dhe jemi në një proces për të bërë një dokumentar të Avraam Bivas, i lindur në Prishtinë.

Vlen të përmendet se, gjatë luftës në Kosovë, 15.000 civilë u vranë nga regjimi diktator i Millosheviçit, sot kemi mbi 1200 persona të zhdukur, në luftën e Kosovës kemi humbur 1370 fëmijë.

Gjatë luftës së Kosovës, Izraeli luajti një rol të rëndësishëm,dërgoj ushtrinë e saj në Bllacë sollën ndihma, doktorë, infermiere, barna veshmbathje dhe morën me vete mbi 100 refugjatë shqiptarë në Izrael.

***

Aktivisti shqiptaro-hebre, Flori Dedoni, mori pjesë si i ftuar special dhe “Key note Speaker” në Konferencën ‘Albanians and Jews Relations during Holocaust”, e organizuar nga Kolegji elitar “Western Galilee College”. Gjithashtu, mori i pranishëm ishte dhe mbajti një fjalimm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj,

Kjo konferencë, e para e këtij lloji e organizuar në Izrael, dedikuar ekskluzivisht rolit të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, kishte për qëllim vlerësimin e kontributit të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, në shpëtimin e hebrenjve dhe mos-dorëzimin e tyre në kampet e përqendrimit.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj,

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023