“Kurrë Më!”, Shqipëria zyrtare respekt për viktimat e Holokaustit (Fotot)

Muzeun Yad Vashem në Jerusalem, ku përkujtohen viktimat nga nazistët gjatë Holokaustit e kanë vizituar shumë personalitete të larta shqiptare



“KURRË MË!”.

Sot në Izrael është Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Heronjve të Holokaustit. “Kujtoni dhe mos harroni gjashtë milionë hebrenj, burra, gra dhe fëmijë, që u masakruan nga nazistët gjatë Holokaustit.

Muzeun Yad Vashem në Jerusalem, ku përkujtohen viktimat e Holokaustit e kanë vizituar në periudha të ndryshme gjatë vizitave të tyre edhe shumë personalitete të larta shqiptare, përfshirë presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani, kryeministrat Sali Berisha dhe Edi Rama, (në foton kryesore) ,kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, sot Presidenti i Republikës, dhe një numër i madh ministrash dhe deputetësh.

Shqipëria numëron 75 “Të Drejtë midis Kombeve”, të nderuar nga Shteti i Izraelit për kontributin e tyre të çmuar në shpëtimin e hebrenjve. Sot në të gjithë Izraelin dhe kudo ku ka hebrenj, në shenjë nderimi për viktimat e Holokaustit, për dy minuta të gjitha makinat ndalojnë dhe u bien borive, ndërkohë që qysh dje flamujt janë ulur në gjysmështizë.

Kampi i përqendrimit të Aushvicit është dhe më famëkeqi.

Vetëm disa shifra të frikshme.

Në gusht 1942, u deportuan në Aushvic dhe u mbytën me gaz 4100 fëmijë. Mbi 200 000 hebrenj u deportuan nga Franca, Holanda, Belgjika, Jugosllavia, Polonia, Çekia, Sllovakia, Austria dhe Gjermania. Mbi 70% u vranë sa mbërritën. Pasi në korrik 1942 Himleri urdhëroi “shpërnguljen” (shfarosjen) masive të getove polake, deri në fund të vitit 1942 u vranë rreth 2 milionë veta, 713 555 prej të cilëve dhanë shpirt në Treblinka. Në “dushet” e Aushvicit vriteshin me gaz 3000 vetë njëherësh.

“Kurrë më! – Never Again!”

 

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023