Çfarë ishte përplasja e fundit HAMAS-Izrael?

Rigels Lenja është studiues, PhD-kandidat, pranë Universitetit Ludwig Maximilian në Mynih të Gjermanisë.



Nga Rigels Lenja

Zgjati gati dy ditë përplasja mes militantëve të HAMAS dhe ushtrisë izraelite. Por, realisht kush është shkaku dhe fituesi i kësaj përplasje.

E ndodhur nën një bllokadë totale, që prej vitit 2007, në njërin krahë nga Izraeli i cili së bashku me BE dhe SHBA-të e klasifikojnë si një organizatë terroriste. Ndërsa në krahun tjetër nga Egjipti. Ky i fundit, megjithëse ka qenë ndërmjetësi për armëpushimet mes dy palëve. E shikon HAMAS si një afilacion të Vëllazërisë Myslimane, e cila është kundërshtare e çdo lideri sekularist dhe veçanërisht atyre që vijnë nga rradhët e ushtrisë, si Presidenti aktual, gjeneral Abdel Fattah al-Sisi.

Përplasja e fundit solli rreth 30 palestinezë dhe katër izraelitë të vrarë dhe disa dhjetëra të plagosur. Së pari, HAMAS i duhet një përplasje e tillë, pasi do të ulte presionin e brendshëm mbi të. Por, jo një luftë e mirëfilltë si ajo e vitit 2014, e cila do të ishte tmerrësisht rrënuese për HAMAS-in dhe mbarë Rripin e Gazës.

Për herë të parë, në brendësi të Rripit të Gazes ka patur protesta nga civilë. Kjo pasi politika e ashpër e HAMAS, ka sjellë izolim që është përkthyer në rritje të papunësisë dhe një varfëri shkatërruese. Ndër të tjera, HAMAS zgjodhi momentin më të përshtatshëm për të mobilizuar militantët, por i sigurt se Izraeli nuk do të mund të vazhdonte një fushatë të gjatë. Kjo prej faktit, se mbas disa ditësh mbahet Eurosong Contest. Do të ishte e pasigurt gjendja e luftës për një event kaq të rëndësishëm. Gjithashtu, Izraeli mund të përballej me një bojkot dhe një imazh të keq, që ndërsa zhvillonte një aktivitet argëtues, në jug të vendit zhvillohej një luftë. Praktikisht, qeveria Izraelite, ndodhej e detyruar ta mbyllte sa më shpejt këtë përplasje.

Që prej periudhës së shfaqjes së HAMAS në skenën politike, shpesh herë qeveria izraelite ka arritur ta përdor atë, për të shmangur vëmendjen nga problemet e brendshme apo nga skandale qeveritare. Vazhdimisht qeveria izraelite kritikohet nga publiku i saj, që nuk ka gjetur një zgjidhje, për të ndaluar raketat e HAMAS. Ndërkohë që është një nga ushtritë më të sofistikuara dhe moderne në botë.

Aktualisht, Izraeli sapo ka dalë nga zgjedhjet, ku megjithëse kryeministri aktual i fitoi ato, nuk ka arritur akoma të krijoj numrat e nevojshëm për të krijuar mazhorancën parlamentare. Më shumë se 600 raketat që arritën të thyejnë mbrojtjen izraelite, pa harruar edhe viktimat, i dobësojnë pozitat e Netanjahut. Ashtu si dhe në kahun tjetër sulmet e vazhdueshme dhe vrasja e komandantit të HAMAS Hamed al-Khoudary, e nxjerr atë si një lider të fortë. Ky rajon, është një nga vendet që ka patur konflikte të shpeshta dhe intensive, gjatë dekadave të fundit. Por kjo nuk do të jetë përplasja e fundit mes ushtrisë Izraelite dhe HAMAS. Për arsye se HAMAS e ka ekzistencialiste luftën ndaj Izraelit. Ashtu si politikbërësit izraelitë e kanë të pamundur të ulen për të biseduar me një organizatë terroriste.

  • Rigels Lenja është studiues, PhD-kandidat, pranë Universitetit Ludwig Maximilian në Mynih të Gjermanisë.

Lexo më shumë

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023