Rabini i Shqipërisë, Yisroel Finman takon Z.Paul Packer, kryetarin e Trashëgimisë Amerikane në botë

Rabini i Shqipërisë, Yisroel Finman, pati një takim pune me Z.Paul Pakcer, kryetari i Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Ruajtjen e Trashëgimisë në Botë.. Më 6 mars 2018, Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në SHBA u nderua me Çmimin për Pluralizmin Kulturor, nga Z.Packer në një ceremoni të posaçme në Shtëpinë e Bardhë


Rabini i Shqipërisë, Yisroel Finman, pati një takim pune me Z.Paul Pakcer, kryetari i Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Ruajtjen e Trashëgimisë në Botë.

Takimi u zhvillua në ambientet e Mak Albania Hotel, në Tiranë, dhe tema e bisedimeve ishte rreth hebrenjve në Shqipëri dhe marrëdhënieve historike midis shqiptarëve dhe hebrenjve, ku kapitulli më i ndritur është ai i shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit.

“Paul Packer, Kryetar i Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane jashtë vendit, prezantoi Kryeministrin Edi Rama me Çmimin për Pluralizëm Kulturor për përkushtimin e tij ndaj kujtimit të Holokaustit. Kryetari Packer tha: “Jemi të kënaqur që çmimin e Pluralizmit Kulturor i japim kryeministrit Edi Rama për kontributin e shquar të Shqipërisë në fushat e kujtimit të Holokaustit, duke siguruar të vërtetën historike dhe ruajtjen e vendeve që kanë të bëjnë me trashëgiminë e qytetarëve amerikanë. Kryeministri Rama, së bashku me qeverinë e tij, ka ndërtuar mbi trashëgiminë e Shqipërisë gjatë Holokaustit për të mbrojtur qytetarët e saj dhe ka punuar pa pushim për të ruajtur kujtimin e Holokaustit”, shkruan rabini Finman në faqen e tij në Facebook.

Në 6 mars 2018, Kryeministri Edi Rama u nderua me Çmimin për Pluralizmin Kulturor, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky çmim iu dorëzua Kryeministrit Rama nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer, në një ceremoni të posaçme të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Çmimi u akordua me motivacionin “Për angazhim të veçantë në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të vërtetës historike, promovimin e ruajtjes së vlerave kulturore të trashëgimisë së popullit amerikan.”

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023