Shesh me emrin e Donald Trump në Petah Tikva
Inaugurimi do të bëhet, më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. Të ftuar janë kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman
Një shesh në qytetin Petah Tikva, Izraeli qendror, do të emërohet me emrin e presidentit amerikan, Donald Trump, bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit.
Krybashkiaku Rami Greenberg tha të hënën se, ai vendosi të emërojë sheshin pranë Bashkisë për Trump për shkak të “mbështetjes së tij të pakualifikuar për shtetin e Izraelit”, raportoi e përditshmja izraelite “Maariv.”
Sheshi do të jetë inaugurohet zyrtarisht më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkura, tha Greenberg.
Kryebashkiaku tha se do të ftojë ambasadorin e SHBA në Izrael, David Friedman, kryeministrin Benjamin Netanjahu, ministrat e qeverisë dhe figurat e tjera publike.
Muajin e kaluar, Netanyahu tha, se ai do të quajë një komunitet të ri në Lartësitë Golan, me emrin Donald Trump, në shenjë falënderimi ndaj presidentit amerikan për njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi këtë zonë.
Një javë më parë, Ministri izraelit i Transportit, Yisrael Katz, tha në një mesazh në Twitter, se një stacioni treni në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit do të emërohet me emrin e Trump.