Inteligjenca artificiale, softueri izraelit diagnostikon një iktus në tru brenda disa sekondave

Kompania Viz.ai me qendër në Tel Aviv ka zhvilluar programin ContaCT që përdor inteligjencën artificiale


Inteligjenca artificiale do të përmirësojë kujdesin mjekësor dhe do t’u mundësojë mjekëve që të ndërhyjnë tek pacientët në një kohë më të shkurtër se ajo normale.

Kompania Viz.ai ka zhvilluar programin ContaCT që përdor inteligjencën artificiale për të individualizuar, përmes skanimit të trurit, mundësinë e iktusit (goditje) të shkaktuar nga një bllokim në një enë të madhe të gjakut

Zbulimi i shenjave të një goditje të mundshme të hershme mund të jetë me rëndësi të madhe për të parandaluar aftësinë e kufizuar afatgjatë ose vdekjen. Pacientët që mbërrijnë në dhomën e urgjencës brenda tre orëve nga simptomat e para shpesh kanë më pak aftësi të kufizuara sesa ata që marrin kujdes të vonë.

Teknologjia inovative e kompanisë izraelite të bazuar në Tel Aviv lejon identifikimin e rasteve urgjente, njoftimin e specialistëve në shërbim dhe dërgimin direkt të tyre të skanimeve tomografike (CT).

Një studim nga Viz.ai në 300 pacientë tregoi se programi i kompanisë është në gjendje të informojë një neurolog mesatarisht 7.3 minuta pas dërgimit të imazhit të trurit, krahasuar me orët që nganjëherë kërkojnë procedura konvencionale diagnostike.

Teknologjia ka identifikuar saktësisht goditjet më të rënda, si dhe radiologët me përvojë mund të zbulojnë shenja të një goditjeje të mundshme.

ContaCT, e cila tashmë ka marrë miratimin e “Food and Drug Administration (FDA) në Shtetet e Bashkuara për komercializimin e saj, është projektuar për të analizuar imazhet tomografike të trurit dhe për të dërguar një njoftim teksti tek një specialist neurovaskular në rast se është identifikuar një bllokim të dyshimtë i venave të mëdha.

Njoftimi mund të dërgohet në një pajisje të lëvizshme, si p.sh. një smartphone ose tabletë, specialistët do të duhet të shqyrtojnë imazhet më vonë në tavolinën e tyre të punës.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023