Modeli izraelit i “Shpëtimit të jetëve”, ambasadori Canaj takim me “United Hatzalah of Israel”

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua me CEO të Kompanisë “United Hatzalah of Israel” z. Moshe Teitelbaum dhe Zv/Presidenti i saj z. Dov Maisel, me qëllim implementimin e modelit të tyre edhe në Shqipëri.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua me CEO të Kompanisë “United Hatzalah of Israel” z. Moshe Teitelbaum dhe Zv/Presidenti i saj z. Dov Maisel, në zyrat e tyre qendrore në Jeruzalem, me qëllim implementimin e modelit të tyre edhe në Shqipëri.

“United Hatzalah” ose “United Rescue” është një kompani e suksesshme izraelite e krijuar në SHBA, dhe operative ne disa vende te botes, me qender ne Jerusalem, është e dedikuar në përmirësimin e jetës dhe shërbimeve mjekësore në rastet urgjente.

Shërbimet e tyre ofrohen duke krijuar një rrjet lokal vullnetarësh (Community Based Emergency Caregivers (CBEC), model i cili është implementuar suksesshëm në kryeqytete ku përqendrimi i popullsisë është më i madh.

“Ky model fuqizon komunitetin për të dhënë kujdes para-ambulator të shpejtë, me qëllim shpëtimin e jetëve të njerëzve, të cilët nuk mund të shpëtohen nga vonesat e ambulancave si pasojë e trafikut. (Vullnetaret e trajnuar, përdorin “scutter”). Koha e dhënies së ndihmës të këtij modeli është 90 sekonda deri në 3 minuta, ndërkohë që një ambulance i nevojitet 15-20 minuta afërsisht. “Shpëtimi i jetëve”-shpëton boten!”, shkruan ambasada shqiptare në një njoftim të sajin në Facebook.

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023