Shkrihet parlamenti, Izraeli shkon sërish në zgjedhje në 17 shtator
Mosarritja e një shumice nga kryeministri Benjamin Netanjahu, për herë të parë në historinë e Izraelit, çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, që do të mbahen më 17 shtator.
Mosarritja e një shumice nga kryeministri Benjamin Netanjahu, për herë të parë në historinë e Izraelit, çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, që do të mbahen më 17 shtator.
Gjithçka nisi nga një projekt-ligj ushtarak që parashikonte përjashtimin e hebrenjve ultra-ortodoksë nga seminaret. Nisma përplasi Netanjahun me ish-aleatin e tij njëherësh ish-ministrin e mbrojtjes Avigdor Lieberman, i cili për një tjetër koalicioni, kishte vënë kusht aleancën me partitë ultra-ortodokse.
“Është vërtet e pabesueshme. Avigdor Liberman është tashmë pjesë e të majtës. Ju i jepni zgjedhës nga e djathta dhe ai ia jep votën e tij të majtës. Ky është realiteti”, tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Kryeministri thirri menjëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme për të mos i dhënë mundësi presidentit të emëroj një tjetër parti për të formuar koalicion qeverisës.
Në zgjedhjet e 9 Prillit, partia e Netanjahut mori 36 vende në parlamentin me 120 deputetë.