“Kodi i Shqiptarit”, ambasadori Canaj pret producenten izraelite Yael Katzir
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti producenten e dokumentarit të ri “Kodi i shqiptarit”, Profesoreshën Yael Katzir, dokumentar i cili u shfaq për herë të parë në Tiranë, më datë 27 janar gjatë aktiviteteve të zhvilluara për Holokaustin.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në ambientet e ambasadës, producenten e dokumentarit të ri “Kodi i shqiptarit”, Profesoreshën Yael Katzir, dokumentar i cili u shfaq për herë të parë në Tiranë, më datë 27 janar gjatë aktiviteteve të zhvilluara për Holokaustin.
Sipas ambasadës, qëllimi i vizitës dhe bashkëbisedimi me të, ishte promovimi i këtij dokumentari që evidenton shembullin unik të shqiptarëve gjatë Luftës së II Botërore, në shpëtimin e hebrenjve.
“Prof.Katzir ka vendosur në kontakte përfaqësinë tonë me Qendrën kulturore hebraike në Paris për ta shfaqur këtë dokumentar, gjatë muajit tetor të këtij viti, në kuadrin e javës së dokumentarëve që organizon kjo qendër. Më tej për të forcuar këtë lloj P.R. ne si përfaqësi kemi vënë në kontakt producenten edhe me disa aktivistë shqiptarë që jetojnë në Pragë për ta shfaqur këtë dokumentar edhe në Çeki në kuadër të aktiviteteve kulturore që mund të bëjë edhe Përfaqësia jonë aty”, shkruan ambasada në një njoftim të saj në rrjetet sociale.
Profesor Katzir informoi për projektin që ajo do të realizojë datë 1 Nëntor në bashkëpunim me Cineamateque të Tel Aviv, në javën kulturore që zhvillohet në Izrael.
“Falënderuam Prof. Katzir për bashkëpunimin e kënaqshëm të deritanishëm dhe shprehëm gatishmërinë që të punojmë së bashku në promovimin e këtij eventi me qëllim arritjen e një pjesëmarrjeje sa më të lartë të komunitetit shqiptaro-hebre që jeton në Izrael, trupën diplomatike në Izrael dhe figura të tjera të larta nga institucionet izraelite, media, organizata joqeveritare, akademia, etj”, shkruan ambasada.