“Tre planet” për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë

Rigels Lenja është studiues, PhD-kandidat, pranë Universitetit Ludwig Maximilian në Mynih të Gjermanisë.


Nga Rigels Lenja
Studiues, PhD-kandidat, pranë Universitetit Ludwig Maximilian në Mynih të Gjermanisë.

***

Në këto muaj, pritet që Uashingtoni të bëj publik planin për zgjidhjen e konfliktit të shekullit, atë midis palestinezëve dhe izraelitëve. Praktikisht, ky është një nga problemet më konstante që ka përballur faktori ndërkombëtarë që nga fundi i Luftës së Dytë botërore.

Por, cilat janë opsionet e mundshme për të gjetur një zgjidhje permanente dhe të pranueshme, nga të dyja palët. Izraeli u krijua si shtet në vitin 1948, nga një grup i vogël hebrenjsh të mbijetuar nga tmerret e Holokausit.

Pjesa më e madhe e problemit që përballet sot, qëndron tek pasojat e luftës së vitit 1967, e njohur si “Lufta e 6 Ditëve”. Izraeli e fitoi atë luftë në mënyrë spektakolare, por humbi paqen. Në vetëm 6 ditë ushtria izraelite trefishoi territoret e saj, duke fituar njëkohësisht ndaj ushtrisë së Sirisë, Egjiptit dhe Jordanisë. Por, pushtimi i Bregut Perëndimore, bëri që nën kontrollin e Izraelit të viheshin në mënyrë direkt më shumë se tre milionë palestinezë, përfshirë Bregun Perëndimorë dhe Rripin e Gazës.

1)- OPSIONI I “DY SHTETEVE”

Opsioni më i dëshiruar nga të dyja palët është ai i dy shteteve, të ndara në Izraeli për hebrenjtë dhe Palestina që do të përfshij Bregun Perëndimorë dhe Rripin e Gazës. Këto dy territore do të lidhen me njëri-tjetrin me një korridor prej 45 kilometrash të gjatë dhe i rrethuar me masa mbrojtëse. Kufiri mes dy vendeve, mendohet të jete vija e para-luftës së vitit 1967, me shumë pak ndryshime.

Problemi qëndron se Bregu Perëndimorë nuk është etnikisht i banuar vetëm nga palestinezë. Në vendbanimet e ngritura pas vitit 1967, jetojnë më shumë se 400.000 izraelitë. Që do ta bënte të pamundur heqjen e një vije të qartë ndarëse, mes dy grupeve. Opsioni i zhvendosjes së një mase kaq të madhe njerëzish është pothuajse i pamundur. Pa harruar se në Izrael jetojnë më shumë se 1.9 milion palestinez, pra 21% e popullsisë. Ndërkohë statusi i Jeruzalimit, që të dyja palët e kërkojnë ta shpallin kryeqytet, ngelet një çështje e turbullt. Izraeli e ka shpallur Jeruzalemin kryeqytet të përjetshëm dhe të pandashëm.

2)- KONFEDERATË

Një opsion tjetër është krijimi i një formati të ngjashëm si Gjermania, apo Zvicra. Pra me dy etnitete shtete-formuese si përbërës, me kufi të vitit 1967, të dy palët të kenë fuqi vendimmarrëse të pavarur për çështje lokale por në nivel qendror, duhet të bashkëpunoj mes tyre. Ngelet e paqartë, se si do të menaxhohet lëvizja e lirë mes dy etniteteve dhe po ashtu ndarja e pushtetit politik. Duket e vështirë që izraelitët të cilët kanë fituar çdo luftë të bëjnë lëshime kaq të mëdha. Po ashtu, çështja e refugjatëve palestinez në vendet fqinje duket se e komplikon edhe më shumë këtë opsion. Në rast të një konfederate, popullsia palestineze do të tejkalonte atë hebreje dhe kjo do t’i jepte fund shtetit hebre.

3)- NJË SHTET

 Opsioni më radikalë, është përfshirja e të dy etnive në një shtete të vetëm, nën drejtimin politikë të Izraelit. Por, me liri ekonomike, tregtare, kulturore dhe fetare të palestinezëve por, pa i lejuar këta të fundit të bëhen pjesë e organeve qendrore të ekzekutivit. Kjo praktikisht mbështetet nga grupe të ekstremit të majtë dhe të djathtë në Izrael. Megjithatë duket e vështirë të gjej zbatim, pasi edhe brenda drejtueseve të Organizatës Zioniste shihet e papranueshme. Praktikisht kjo formulë, e kthen Izraelin në një shtet aparteidi.

Në çdo formulë zgjidhje që mund të ndërmerret ka një problem teknik veçanërisht tek palestinezët. Elita drejtuese e tyre është e përçarë, duke mos pasur një vijë të përbashkët. Pa harruar që është e pamundur të ketë një marrëveshje mes dy palëve për sa kohë HAMAS kontrollon Rripin e Gazës.

Në çdo rrethanë të mundshme, Izraeli nuk do të bëj lëshime për palestinezët në rast se nuk ka një garanci të plotë për sa i përket çështjes së sigurisë. Kjo do të kërkoj që një marrëveshje paqeje mes dy grupeve, të ketë si pjesë të saj edhe vendet e tjera arabe të rajonit.

Ndër të tjerat, duket se për herë të parë në histori, Izraeli është në një vijë të përafërt me shumë vende arabe si Bahrei, Oman, Egjipt, Arabia Saudite dhe Kuvajti. Kjo pasi shohin si kërcënim më serioz Iranin dhe po ashtu, militanët xhihadistë të ISIS apo Al-Qaeda.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023