Rezistenca iraniane dhe kryediplomati Murati

Me kërkesë të dy miqve, shkrimtarë dhe publicistë të rezistencës iraniane (MEK), të vendosur përkohësisht në qytezën e Manzës së Durrësit, bëmë në Tiranë një takim të përbashkët me kryediplomatin Shaban Murati.

Nga Çerçiz Loloçi, botues i Alb-spirit.com

Me kërkesë të dy miqve, shkrimtarë dhe publicistë të rezistencës iraniane (MEK), të vendosur përkohësisht në qytezën e Manzës së Durrësit, bëmë në Tiranë një takim të përbashkët me kryediplomatin Shaban Murati.

Natyrisht zoti Murati s’ka qenë asnjëherë Ministër i Jashtëm nga qeveritë e majta dhe të djatha që janë këmbyer në këto 29 vjet në vendin tonë, por përballë atyre të caktuar nga partia, shpesh herë individë joseriozë apo megallomanë, ai është sipëror dhe me individualitet të spikatur.

Madje përvoja e gjatë si gazetar i marrëdhënieve ndërkombëtare, publicist, autor i disa librave të rëndësishëm themeltarë dhe patjetër diplomat karriere, ai ka dhën një ndihmesë krejt të veçantë dhe të pangjashme me askënd tjetër.

Çerçiz Loloçi, botues i Alb-spirit.com

Simpatia ime dhe jo vetëm ndaj Shaban Muratit kanë qenë edhe për angazhimin e tij kombëtar përballë sharlatanëve dhe fokloristëve që nuk kanë reshtur këndej dhe andej kufirit shtëtëror (në shumë raste kanë prishur punë se sa kanë bërë diçka të mirë), por sidomos për ndjekjen sistematike të zhvillimeve të brendshme dhe të jashtme dhe për sugjerimet mjaft të mençura dhe konstruktive për Tiranën e Prishtinën zyrtare apo për faktorin shqiptar në shtetet fqinje me Shqipërinë.

Në takimin e sotëm me miqtë e rezistencës iraniane, zoti Murati dëgjoi ekspozenë e tyre dhe i pyeti ata se çfarë e pengon MEK që të mos njoh pavarësinë e Kosovës. Është fakt dhe vlerë njëkohësisht për qeveritë shqiptare, tha në thelb ai, që ju gjendeni në vendin tonë, por nga rezistenca iraniane nuk ka asnjë deklaratë apo qëndrim për pavarësinë e Kosovës.

Diplomati dhe shkrimtari Shaban Murati. (Foto: Shaban Murati, Facebook)

Personalisht kam disa vjet që e mbështes rezistencën iraniane, madje kam marrë pjesë edhe në disa takime në Shqipëri dhe jashtë vendit; me liderët kryesorë të rezistencës iraniane janë takuar deputetë, ministra dhe ish deputetë, kryeministër dhe ish-kryeministër, madje është edhe një grup i miqësisë legjislatorësh që kryesohet nga ish–deputeti Namik Kopliku, megjithatë asnjëherë nuk e kam dëgjuar një kërkesë të tillë në bisedimet formale dhe joformale dhe kjo është turpëruese për politikën shqiptare, por nuk e nderon gjithashtu edhe MEK.

Maryam Rayavi, Kreu i MEK (Foto: Facebook)

Siç dihet Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur shtetet më të rëndësishme të perëndimit, madje po ato vende me SHBA në krye që janë investuar në mbështetje të fuqishme të rezistencës iraniane. Po ashtu është e ditur që regjimi aktual në Iran e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, madje këtë qëndrim nuk harrojnë ta përsërisin herë pas herë teksa takohen me zyrtarë të lartë të Beogradit!

Sigurisht është pozitive që shteti ynë i pranoi pa mëdyshje dhe me një kërkesë të aleatit të vet strategjik, por ajo nuk është tërësisht pa kosto dhe më e pakta që mund të bënte rezistenca iraniane do të ishte njohja e menjëhershme e Pavarësisë së Kosovës.

Disa nga botimet e autorit

  1. Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë – 2004
  2. Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: (fletë nga ditari i një ambasadori) – 2007
  3. Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës: një testament diplomatik – 2009
  4. Profile të diplomacisë europiane në Ballkan – 2009
  5. Hije në diplomacinë shqiptare – 2012
  6. Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit – 2013
  7. Rusia ballkanike – 2014
  8. Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare – 2016

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023