Ofra Strauss, sipërmarrësja e fuqishme izraelite që menaxhon 13 mijë punonjës

Nga viti 2001 është kreu i Strauss Group, personi i tretë në këtë detyrë pas gjyshit Richard dhe babait Michael


Gjyshërit e saj, Hilda dhe Dr. Richard Strauss, emigruan nga Gjermania drejt Izraelit në vitin 1936, asokohe nën mandatin e Britanisë, duke mos pasur thuajse asgjë, por gjyshi Richard, i cili aventurën e tij si sipërmarrës e nisi me vetëm dy lopë në vitin 1938, dhe më vonë babai i saj, Michael Strauss, ia dolën të ndërtojnë gjatë 80 viteve një nga sipërmarrjet më të mëdha në Izrael: “Strauss Group”, sot me rreth 13 mijë punonjës dhe një xhiro vjetore rreth 2.5 miliardë dollarë.

Hilda dhe Dr. Richard Strauss
Biznesmeni i njohur, Michael Strauss

 

Ofra Straus, nga viti 2001 është kreu i Strauss Group, personi i tretë në këtë detyrë pas gjyshit Richard (CEO në vitet 1938-1975) dhe babait Michael (1975-2001). Ofra Strauss, e konsideruar si një nga gratë më të fuqishme në Izrael dhe një ndër gratë e pakta që është në krye të një konglomerati të përmasave gjigante.

Ofra, në vitin 2005 u rendit në vendin e 42-të nga revista “Fortune Magazine” në listën e “Grave Sipërmarrëse me të Fuqishme në Botë”, ndërkohë që gazeta “Financial Times” në vitin 2009 e renditi atë në vendin e 12-të në listën e “50 grave lidere në botën e biznesit”.

Ofra Straus (d) ne Dhomen e Tregetise Izrael-SHBA

 

Ofra Strauss është kryetarja e Dhomës së Tregtisë Izrael-SHBA, qysh nga viti 2011. Strauss është kryetare e Maala, një organizatë e themeluar për të promovuar qytetarinë korporative dhe përgjegjësinë sociale në biznes.

***

Historia e Straus Group dhe rritjes të grupit është nga më tërheqëset në botën e biznesit dhe sipërmarrjes. “Strauss” u formua në vitet 1938, duke u nisur vetëm me dy lopë dhe një parcelë toke, për ta shtuar tufën më pas në 20 lopë. Sot, Straus Group prodhon nënprodukte qumështit, kafe, çokollate, produkte të gamës familjare. Sot Straus ka një xhiro vjetore rreth 2.5 miliardë dollarë (mbi 8.5 miliardë shekel). Straus Group është e regjistruar në Bursën e Tel Avivit, duke qenë prodhuesi i dytë më i madh i produkteve ushqimore në Izrael.

Brendet e kompanise Strauss Group

 

Babai i Ofrës, Michael Strauss, mbërriti në Izrael kur ai ishte vetëm dy vjeç, teksa familja e tij donte të shpëtonte nga përndjekjet e nazistëve. Ata u vendosën në Naharija, qyteti bregdetar më verior i Izraelit.Në këtë qytezë të vogël, që sot numëron rreth 55 mijë banorë, lindi Ofra Straus.

Nëna e Ofrës, Ella (e lindur në ish-Jugosllavi), ishte një nga të mbijetuarat e Holokaustit. Ofra, e cila ka dhe një motër dhe vella më të ri, u rrit në një familje biznesi. Babai i saj, Michael Strauss, tha gjatë një interviste, se Ofra, kur ajo ishte 11 vjeçe (1971), ajo ndihmonte duke mbajtur kutitë 20 kg me produkte bulmeti, dëgjonte bisedat e tij të biznesit dhe ndiqte me vëmendjes se sa ishin shitur.

***

E diplomuar si juriste, pas dy viteve në SHBA, duke punuar në Nju Jork për Este Lauder Companies, Ofra u rikthye në vitin 1989 në Izrael, ku përmbushi një numër rolesh drejtuesesh në divizione të ndryshme në biznesin e familjes dhe u përzgjodh nga babai i saj, si kreu i ardhshëm i Strauss Group. Gjatë këtyre viteve, Straus Group u rrit akoma më shumë duke bërë disa blerje të sukseshme në biznesin e prodhimeve ushqimore. 12 vjet pas futjes në kompani, ajo u bë kreu i grupit Strauss në vitin 2001, pas tërheqjes së babait të saj.

Richard Branson (Virgin Group, Britani) dhe Ofra Strauss, duke prezantuar nje aparat uji

 

Strauss Group ka zhvilluar disa partneritete strategjike me kompani të tilla si Danone, PepsiCo, Haier, São Miguel dhe Virgin, për shitjen e produkteve të bulmetit, kafes, ujit, lëngjeve. Më partnetitet me Pepsico, ka themeluar Sabra Company, prodhuesi më i madh i humusit në botë.

Ofra ne OJQ Jasemine

 

Ofra Strauss është presidente e OJQ-së, “Jasmine”, e cilia promovon gratë sipërmarrëse hebreje dhe arabo-izraelite. Në vitin 2016, Parlamenti izraelit (Knesset), i akordoi mirënjohjen për “Çmimin për Cilësinë e Jetës” (Quality of Life Prize) për OJQ-në “Jasmene” pët punën e saj në promovimin e një shoqërie tolerante dhe respektuese.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin dhe Ofra Strauss, gjate nje aktiviteti

 

Ofra Strauss ka themeluar një program shkollor, të quajtur “Hilda Strauss”, në nderim të gjyshes së saj dhe bashkëthemeluses së kompanisë “Strauss”.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023