
A është “Carmel”, e ardhmja e pushkës izraelite?
Pushka automatike “Carmel” mund të jetë revolucioni i ardhshëm. Një armë e qëndrueshme dhe e besueshme, mund të jetë një zëvendësim për njësitë që përdorin M-16 ose pushkë të tjerë të ngjashëm jashtë vendit dhe në Izrael.

Midis pushkëve të ekspozuara në ekspozitën me karakter ushtarak të organizuar nga “ISDEF Defense” and “HLS” në Tel Aviv gjatë javës së kaluar ishte një pushkë automatike, e quajtur “Carmel”.
Është “e ardhmja” e pushkëve izraelite, citohet nga “The Jerusalem Post”, një përfaqësues në stendën e Industrisë së Armëve të Izraelit (Israel Weapons Industry -IWI).
ISDEF është ekspozita më e madhe e mbrojtjes në vend dhe pushka ishte një nga shumë IËI që po shfaqte, në një ekspozitë ku përveç kompanive izraelite ishin dhe ato ndërkombëtare.
Industria e Armëve të Izraelit, me qendër në Ramat Hasharon, ka prodhuar pushkën popullor “Tavor”, që përdoret nga këmbësoria izraelite (Israel Defence Force – IDF) dhe forcat speciale.
“Carmel” mund të jetë revolucioni i ardhshëm. Një armë e qëndrueshme dhe e besueshme, mund të jetë një zëvendësim për njësitë që përdorin M-16 ose pushkë të tjerë të ngjashëm jashtë vendit dhe në Izrael.
Inteligjenca e inxhinierisë së mbrojtjes të industrisë së armëve izraelite është në të mirën e saj me “Carmel”-in, duke siguruar një armë të testuar me betejë me opsione të shumta dhe fleksibilitet maksimal.