Investimet izraelite në Shqipëri, ambasadori Canaj takon Z. Nir Epstein
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Z. Nir Epstein, Menaxher dhe Partner global i “RH Capital Partners”. Z. Epstein do te zhvilloje se shpejti një vizite në Shqipëri ku do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve shqiptare, bankave, bizneseve, dhe kompanive ligjore qe operojnë në vend
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Z. Nir Epstein, Menaxher dhe Partner global i “RH Capital Partners”.
“Takimi kishte për qëllim diskutimin mbi mundësitë e investimeve në tregun shqiptar, sjelljen e investitorëve izraelitë e nga shtete të tjera në Shqipëri, si dhe klientë të rëndësishëm financiare e bankare të kompanisë “Epstein Capital”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare.
Z.Epstein ka më shumë se 20 vite karrierë profesionale në këshillimin e bizneseve, bankave, përfaqësues ligjor investimesh i disa prej sipërmarrjeve më në zë izraelitë, që operojnë jo vetëm në Izrael, por edhe në SHBA, duke pasur parasysh se zyrat qendrore të “RH Capital” janë në San Diego.
“Gjatë takimit u ra dakord qe z. Epstein do te zhvilloje se shpejti një vizite në Shqipëri ku do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve shqiptare, bankave, bizneseve, dhe kompanive ligjore qe operojnë në vend”, thekson ambasada.