Vdekja e Norman Gershman, Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj i dërgon mesazh ngushëllimi familjes
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, i shprehu ngushëllimet e rastit familjes Gershman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vdekjen e producentit dhe fotografit të famshëm amerikano-hebre, Norman Gershman, i cili ndërroi jetë më 10 qershor.

Norman Gershman është autor i dokumentarit “BESA – THE PROMISE”, përmes të cilit bota njohu kontributin e madh të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Norman Gershman kishte vizituar Muzeun e Holokaustit në Uashington dhe kishte vënë re një hapësirë të vogël të bardhë në hartën e Evropës, ku dukej se hebrenjtë nuk ishin persekutuar.
I magjepsur nga kjo histori, Gershman erdhi në Tiranë për të dokumentuar historinë e patreguar të burrave dhe grave që kishin shpëtuar jetët e pothuajse 2,000 hebrenjve të cilët kishin mbërritur në Shqipëri gjatë luftës për t’i shpëtuar persekutimit.
Norman Gershman erdhi në Shqipëri dhe u ndihmua maksimalisht nga kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof.Dr. Pertit Zorba dhe ish-Konsulli i Nderit të Izraelit në Shqipëri (në atë kohë), Dr. Bardhyl Canaj, aktualisht Ambasador i Shqipërisë në Izrael.