Specialisti Edmond Mara: Modeli izraelit i bujqësisë, shembulli që po ndjek Shqipëria

Edmond Mara, specialisti i agrobiznesit dhe Këshilltari për Bujqësinë pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, flet nga Izraeli për “Izraeli Sot” për dobinë e panairit “Agrisrael 4.0” që po mbahet në datat 24-27 qershor në shtetin hebraik


Shqipëria është një nga 40 vendet pjesëmarrëse në panairin “Agrisrael 4.0” që po mbahet në datat 24-27 qershor në shtetin hebraik.

Ky aktivitet është organizuar nga qeveria izraelite, për të  shënuar revolucionin e katërt bujqësor që u mundëson vendeve në mbarë botën të përballojnë prodhimin, qëndrueshmërinë dhe sfidat e tjera duke përdorur më pak burime, sipas modelit izraelit.

Sipas ambasadës shqiptare në Izrael, në “Agrisrael 4.0” marrin pjesë në një grup përfaqësuesish nga disa biznese nga Shqipëria.

“Agrisrael 4.0 është një event ku prezantohet ajka e bujqësisë izraelite. Ne përfitojmë njohuri për shumë arritje e gjetje teknologjike, sidomos futjen e elektronikes, si dhe bashkëpunime për prodhime te reja ne fruta, farëra, etj., qe janë pjese e teknologjisë moderne. Sigurisht dhe sera high-tech, teknika ujitje, plehërime dhe prodhime organike etj”, tha për gazetën në një komunikim nga Izraeli, Edmond Mara, specialisti i agrobiznesit dhe Këshilltari për Bujqësinë pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

Edmond Mara (i pari, majtas), i treti në mes është ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

 

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin (majtas) dhe Edmond Mara (djathtas) gjatë një vizite pune.

Dje, me grupin e biznsesmenëve shqiptarë ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

“Kjo bëhet me qëllim të organizimit të takimeve B2B midis mysafirëve dhe kompanive izraelite, vizitave në terren, rrjeteve dhe mundësive për të takuar kolegët , ndajnë dhe shkëmbejnë njohuritë, diskutojnë dhe eksplorojnë bashkëpunimet, takohen me kompanitë izraelite dhe vizitojnë serrat moderne të ndërtuara në Izrael, si dhe vëzhgojnë teknologjinë më të re në sistemet e ujitjes”, shkruan ambasada shqiptare në një njoftim të saj në rrjetet sociale.

Janë disa kompani të njohura izraelite që bashkëpunojnë me ato shqiptare, vetë Z.Mara është përfaqësuesi i “P.Marom – Construction & Projects Services Ltd”, e cila ka zbatuar edhe projekte të saj në disa sera në Shqipëri, siç shikohet edhe nga fotot që sjell gazeta “Izraeli Sot”.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023