Kosova e njeh Hezbollahun si organizatë terroriste, reagon Komiteti Amerikano Hebraik

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nxjerrë një dekret përmes të cilit ka obliguar institucionet e vendit të krijojnë një listë të personave dhe grupeve e organizatave terroriste të përfshira në akte terroriste, të cilat do t’iu nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nxjerrë një dekret përmes të cilit ka obliguar institucionet e vendit të krijojnë një listë të personave dhe grupeve e organizatave terroriste të përfshira në akte terroriste, të cilat do t’iu nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë derisa të krijohet një listë shtetërore, Thaçi sipas dekretit të nxjerrë sot ka obliguar institucionet vendore që të zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian në të cilën listohen personat dhe grupeve e organizatat të përfshira në akte terroriste.

“Deri në krijimin e listës vendore, sipas dekretit të presidentit Thaçi, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do ta zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, e cila është rifreskuar më 8 janar 2019”, thuhej në njoftimin e sotëm të presidencës.

Pjesë e kësaj liste të BE-së për organizatat terroriste është edhe Hezbollahu, lëvizje kjo me bazë në Liban, që për ideologji ka luftën kundër komunitetit hebraik dhe kundër shteteve Perëndimore.

Përveç kësaj Hesbollahu ka marrë pjesë në disa luftëra që nga viti 2000, dhe për aleate ka edhe disa shtete në Lidnjen e Mesme.

Këtë lëvizje të Hashim Thaçit e kanë mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga komuniteti izraelit.

Kanë reaguar drejtoresha e “American Jewish Commite”, Avital Leibovich, duke falënderuar presidentin e Kosovës për një vendim të tillë.

“Faleminderit Hashim Thaçi që keni pranuar Hezbollahun si një grup terrorist. Shpresojmë se kjo do të sjellë më afër Izraelin dhe Kosovën” ka thënë ajo në një reagim në twitter, raporton Gazeta Express.

Kreu i shtetit ka thënë se me një lëvizje të tillë, Kosova është listuar pas shteteve paqedashëse në të gjithë botën.

Ndërkohë pritet të shihet nëse një veprim i tillë do të ndikojë në qëndrimin e shtetit të Izraelit karshi njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023