
“Jewish Daily Bulletin”: Gazetari i shquar hebre, Herman Bernstein, emërohet ambasador në Shqipëri
Herman Bernstein, autor, gazetar dhe editor i shquar, i është ofruar vendi i ministrit (ambasadorit) në Shqipëri nga Presidenti amerikan Hoover. Lajmi i publikuar nga “Jewish Daily Bulletin”, më 31 janar 1930.

Herman Bernstein, autor, gazetar dhe editor i shquar, i është ofruar vendi i ministrit (ambasadorit) në Shqipëri nga Presidenti amerikan Hoover. Lajmi i publikuar nga “Jewish Daily Bulletin”, më 31 janar 1930.

Teksti i plotë
Herman Bernstein, autor, gazetar dhe editor i shquar, i është ofruar vendi i ministrit (ambasadorit) në Shqipëri nga Presidenti Hoover. Me pranimin e tij Z. Bernstein bëhet hebreu i tretë i emëruar në një post diplomatik nga administrata Hoover, dy të tjerat janë Harry Guggenheim në Kubë dhe Abraham Ratshesk në Çekosllovaki.
Z.Bernstein, i cili është 53 vjeç, lindi në Rusi dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara në 1893. Nga 1908 deri më 1912 ai ishte korrespondent speciale për Neë York “Times” në vende të ndryshme evropiane. Si themelues i të përditshmes në gjuhën Jidish, “The Day”, zoti Bernstein ishte redaktor nga viti 1914 deri më 1916 dhe për tre vitet e ardhshme editoi American Hebrew.
Ai ka në kreditit e tij një sërë kontributesh në fushën gazetareske, mes të cilave edhe publikimin e telegrameve të famshëm “Ëilly Nicky” në Nju Jork “Herald”, një intervistë e rëndësishme me Kontin Leo Tolstoi dhe artikuj të panumërt në Rusi dhe Poloni. Z. Bernstein është autor i një numri librash popullore dhe dramash. Ishte zoti Bernstein i cili i ekspozoi të ashtuquajturat “Protokollet e Pleqve të Sionit” (Protocols of the Elders of Zion). Ai gjithashtu ka kontribuar si editor redaktorin e “Jewish Tribune” (Tribunës hebraike”), shkruhet në lajmin e publikuar nga “Jewish Daily Bulletin”, më 31 janar 1930.