Nderime për presidentin amerikan, Woodrow Wilson, mikun e madh të shqiptarëve

Sot në Muzeun dhe Bibliotekën Presidenciale, që është krijuar në shtëpinë ku ka lindur presidenti Woodrow Wilson në Staunton të Shtetit të Virginias në SHBA, u organizua një ngjarje mbresëlënëse dhe e rëndësishme për shqiptarët e mbarë botës.


Staunton VA, 28.06.2019 – Sot në Muzeun dhe Bibliotekën Presidenciale, që është krijuar në shtëpinë ku ka lindur presidenti Woodrow Wilson në Staunton të Shtetit të Virginias në SHBA, u organizua një ngjarje mbresëlënëse dhe e rëndësishme për shqiptarët e mbarë botës.

Një delegacion shqiptar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, i përfaqësuar nga drejtori Dr. Skender Asani, i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i përfaqësuar nga Këshilltari i Kryeministrit, Jahja Lluka, dhe drejtori i Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante nga Tirana, i përfaqësuar nga Dr David Hosaflook, sot u prit zyrtarisht në Shtëpinë Presidenciale të Wilsonit në Staunton, që sot është muze dhe aty u zhvillua një ceremoni rasti.

Në fillim të pranishmëve iu drejtori senatori i Shtetit të Virginias, Emmet Hanger, që tha se ndjehet shumë i nderuar që delegacion i shqiptarëve ka ardhur prej Ballkani për ta nderuar ish Presidentin Wilson. Ai u shpreh se Wilsoni është në botë një simbol i paqes dhe bashkëjetesës.

Pas tij fjalë rasti pati Majori i Qytetit Staunton, znj. Carolyne Dull, e cila tha se në emër të Qytetit të saj ndjehet e nderuar që shqiptarët edhe pas një shekulli e nderojnë figurën dhe veprën e Presidentit Wilson. Ajo tha se ndjehet e privilegjuar që e përfaqëson një qytet që i ka dhënë kaq shumë botës. Në fund të fjalës së saj ajo ua ndau nga një Mirënjohje zyrtare të tre delegacioneve përkatëse, që në fakt është një proklamatë e Këshillit të Qytetit Staunton e lëshuar vetëm për këtë ngjarje.

Më tej në emër të Qeverisë së Kosovës të pranishmit i përshëndeti këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, i cili tha se shqiptarët janë përjetësisht falënderues për ndihmën amerikane dhe kontributin e SHBA-ve për ta, që ka filluar me Presidentin Wilson dhe vazhdon deri në ditët tona.

Ai, në shenjë falënderimi, Bibliotekës së Wilsonit ia dhuroi Pullën postare të Postave të Kosovës, që është shtypur me portretin e Wilsonit. Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, të pranishmëve iu drejtua Dr. Skender Asani, i cili tha se Stauntoni dhe Shkupi janë të ngjashëm, sepse i kanë dhënë botës dy nobelistë të paqes: ju keni dhënë Wilsonin, ndërsa ne Nënën Terezën.

Edhe ai, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, ia dorëzoi Muzeut pullën postare me portretin e Wilsonit, të botuar nga Postat e Maqedonisë. Para auditorit foli edhe drejtori i Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante, Dr. David Hosaflook, i cili i falënderoi të zotët e shtëpisë për pritjen dhe u ndal veçmas në botimin anastatik të Kristo Dakos “Albania”, që sapo ka dalë nga shtypi si botim i Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, Dr David Hosaflook, që vjen në 100-vjetorin e daljes së tij të parë.

Në fund të ceremonisë delegacionit shqiptar iu dhuruan edhe nga një dhuratë simbolike për miqësinë shqiptaro-amerikane dhe nderimin që i bëhen figurës së Presidentit Wilson në 100-vjetorin e Konferencës së Parisit dhe 14 postulateve të tij.

Aktivitetet e këtij përvjetori vazhdojnë sonte (sipas lokale në orën 18.00) në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington, ku do të hapet një ekspozitë dokumentare me dokumente të Konferencës së Paqes dhe rolit të Presidentit Wilson.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023