Marrëdhëniet izraelito-arabe dhe perspektiva e tyre

Stabiliteti i Lindjes së Mesme është i lidhur me sigurinë e Izraelit. Problemet e Izraelit kanë të bëjnë me ekzistencën e tij. Populli hebre trashëgon kulturën, fenë e traditat mijëravjeçare të tij në atë tokë që sipas Biblës quhet toka e Izraelit.


Nga Nikollë Loka

 Izraeli dhe Palestina ndodhen në Lindjen e Mesme, në një territor ku bashkohën Eurazia me Afrikën, ku lidhet Deti Mesdhe me Oqeanin Indian dhe kalojnë rrugët më të rëndësishme detare që lidhin Europën me Azinë e Afrikën. Në lindjen e Mesme është vendlindja dhe qendra e tre feve monoteiste: judaizmit, krishterimit dhe islamit. Po kështu rajoni ka rezervat më të mëdha botërore të naftës. Të gjitha këto e bëjnë këtë rajon shumë të ndjeshëm ndaj interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha botërore, të cilat kanë ndikuar dhe ndikojnë edhe sot në rajon.

Është me interes të theksohet se rëndësia gjeopolitike e Lindjes së Mesme është pakrahisimisht më e madhe se mundësitë reale të popujve të saj për ta menaxjuar rëndësinë e rajonit. Në këto kushte këtu ndërthuren shumë interesa dhe ndikime të faktorëve të ndryshëm botërorë. Në këtë dritë duhen parë edhe marrëdhëniet izraelito-arabe, apo në kuptim më të ngushtë marrëdhëniet izraelito-palestineze. Sikur Izraeli dhe Palestina të ishin në një rajon tjetër të botës, konflikti në mes tyre do të ishte krejt i zakonshëm. Konflikte të tilla ka plot sot në botë dhe pak kush merret me to. Ndërsa në Palestinën e Vjetër (Izrael dhe territoret palestineze) çdo ngjarje përbën lajm dhe mjafton një incident për të mobilizuar shumë energji, kundërthënie, debate dhe veprime që kanë ndikim në pjesë të ndryshme të botës.

Stabiliteti i Lindjes së Mesme është i lidhur me sigurinë e Izraelit. Problemet e Izarelit kanë të bëjnë me ekzistencën e tij. Populli hebre trashëgon kulturën, fenë e traditat mijëravjeçare të tij në atë tokë që sipas Biblës quhet toka e Izraelit. Ai zotëron një rryp toke dhe është i rrethuar nga fqinjë armiqësorë që synojnë shkatërrimin e tij. Ndërsa palestinezët janë arabë. Ata e kanë një shtet, Jordaninë, gjysma e popullsisë së të cilës është palestineze. Ajo përfshin 80 përqind të territoreve të Palestinës së Vjetër, por kërkojnë edhe shtetin tjetër, Palestinën që do të krijohej si rezultat i ndarjkes së 20 përqind të territorit të mbetur të Palestinës, midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. Palestinezët dhe arabët kur u krijua shteti i Izraelit kishin gjithçka, rreth 87 përqind të Palestinës, dy shtete: Jordaninë dhe Palestinën dhe  Jeruzalemin Lindor si kryeqytet. Kishin atë që sot po e ëkrkojnë si kusht për narrëveshjen e paqes. Forcat e moderuara arabe dhe palestineze nuk kërkojnë më shumë se kishin në vitin 1948. Por arabët nuk duhet të shtiren sikur nuk kishte ndodhur asgjë: si agresorë ata pas humbjes duhet të paguanin çmimin e agresionit të tyre. Pas luftës së gjashtë ditëve në vitin 1967, strategët ushtarakë izraelitë u ndërgjegjësuan se duhet t’i mbajnë disa territore strategjike me rëndësi vitale për shtetin e tyre, pasi e kanë të qartë se me ekstremizmin dhe intolerancën që mbizotëron në rajon, shteti i Izraelit mund të përballet në çdo moment me sfida të reja.

Gjithë opinioni arab ëshët i ndarë në tre korente kryesore përsa i përket problemit palestinez. Forcat e moderuara intelektuale pranojnë ekzistencën e dy shteteve: Izraelit dhe Palestinës në kufijtë e vitit 1967.   Korenti pragmatist që krijimin e shtetit palestinez e shikon si një hap në drejtim të arritjes së qëllimit përfundimtar zhdukjes së Izraelit dhe korenti ekstremist islamist që nuk e pranon ekzistencën e Izraelit dhe lufton për shkatërrimin e tij dhe themelimin e një shteti islamik në Palestinë.

Qarkullon një fjalë e urtë: “sikur arabët të ulnin armët do të arrihet paqja dhe sikur izraelitët të ulnin armët nuk do të kishte më Izrael”. Brenda kësaj sentence përfshihet krejt e vërteta tragjike e këtyre dy popujve: njëri që kërkon të mbijetojë dhe tjetri që nuk po gjen strehë dhe është shpërnadrë shkretëtirave arabike si popull pa atdhe.

Marrëdhëniet izraelito-arabe janë të njohura edhe për opinion publik shqiptar. Qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar mbështet në ët drejtën ndërkombëtare që bën të mundur krijimin e shtetit palestinez dhe një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve izraelito-palestineze. Kjo çasje e Qeverisë Shqipatre është një veprim që u shërben interesave tona kombëtare. Pozicioni shqiptar është paksa i vështirë për shkak të aderimit të vendit tonë në Organizatën e Konferencës Islamike dhe të qëndrimeve ekstremiste që ka adoptuar kjo organizatë ndaj shtetit hebre. Pra ne na duhet që qëndrimin ndaj Izraelit ta kemi në shërbim ët interesave tona kombëtare dhe jo në shërbim të arabizmit dhe muslimanizmit. Nga ana tjetër, si vend me orientim euroatlantik Shqipëria duhet të përafrojë qëndrimet e veta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian. Nga ana tjetër duhet të merret në konsideratë edhe ndikimi i fuqishëm që ka lobi hebr në politikën amerikane dhe më gjërë. E rëndësishme është që të kuptohen strategjitë e dhe interesat e aktorëve që janë të përfshirë në këtë konflikt në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë.

Konflikti izraelito-palestinez krijon një gjendje pasigueie relative në rajon dhe krijon mundësi që Shtetet e Bashkuaar të Amerikës të jenë të parnishëm atje për ta mbajtur situatën nën kontroll në rast të një konflikti në shkallë të gjërë. Rreziku i destabilizimit të rajonit i detyron qeveritë e vendeve të Lindjes së Mesme të kërkojnë ndihma dhe të krijojnë aleanca. Edhe pse vendet arabe të rajonit nuk kanë marrëdhënie me Izraelin, disa prej tyre, në kushtet e rrezikut iranian po shtojnë bashkëpunimin jo vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Izraelin.

Duhet theksuar se shteti i Izraelit është i përqëndruar në problemet e tij dhe për rrjedhojë nuk përbën kurrfarë kërcënimi për fqinjët. Liderët izraelitë kanë deklaruar se nuk kanë pretendime për asnjë pëllëmbë tokë jashtë territoreve që kanë dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me vendet e rajonit që nuk ndjekin qëndrime armiqësore ndaj vendit të tyre. Por izraelitët e dijnë se jetojnë në një rajon të trazuar dhe të mbushur me ekstremizëm e paqëndrueshmëri, prandaj garancia më e madhe për mbijetësën e tyre është forca që kanë.  Izraelitët tregohen shumë të kujdesshëm për të ruajtur avantazhin që kanë si shteti më i fortë i Lindjes së Mesme. Këtë superioritet ata duhet ta mbajnë sot dhe në të ardhmen se ndryshe rrezikohen seriozisht.

Izraeli është një shtet paqësor, por shumë i ndjeshëm ndaj siguris së tij, prandaj në çdo rast që është kërcënuar kundërpërgjigja izraelite ka qene disproporcionale, duke filluar me sulmet paraparke, apo me sulmet hakmarrëse, që kanë shkaktuar dëme të mëdha atje ku janë bërë si në Liban, Gaza, Siri, e tjerë.

Në kushtet e reja të ndryshimeve gjeopolitike në rajon dhe të rritjes së rrezikut të terrorizmit ismaik, roli i Izraelit në koalicionin botëror kundër këtij rreziku të ri global është shumë i madh. Ndërkohë që përparimi i shpejtë ekonomik i këtij vendi e bën një partner të rëndësishëm ekonomik edhe për vendin tonë.

Me këtë tezë unë jam përpjekur të jap një studim të hollësishëm të konfliktit izraelito-arab dhe të jap disa mendime rreth marrëdhënieve izraelito-arabe në vitet e ardhshme.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023