Sekretari Pompeo: SHBA falënderon Kosovën për njohjen e Hezbollahut si një organizatë terroriste

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në një mesazh në Twitter se, u bënë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme.


Vendimi i Kosovës për njohjen e Hezbollah si një organizatë terroriste, vazhdon të marrë mbështetje nga e gjithë bota.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha në një mesazh në Twitter se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin përcaktimin e Kosovës të Hezballahut si një organizatë terroriste, dhe se u bën thirrje vendeve të tjera të bashkohen me Kosovën.

“SHBA mirëpret përcaktimin nga ana e Kosovës të Hezbollahut si një organizatë terroriste. Me mbështetjen e Iranit, Hezbollah vazhdon të planifikojë sulme në Europë dhe në mbarë botën. Ne i bëjmë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme”, shkruan Sekretari Pompeo.

 

 

Edhe Presidenti i Kongresit Botëror Hebraik (World Jewish Congress), Ronald Lauder, e përshëndeti vendimin e Kosovës për njohjen e Hezbollah si një organizatë terroriste.

Lauder tha, “Ne e vlerësojmë Kosovën për mbështetjen e saj për këtë qëllim. Vendimi i saj për të bërë këtë gjë vjen në një pikë vendimtare në histori, teksa ne shënojmë 25 vjet që nga bombardimet e vitit 1994 të qendrës hebreje AMIA në Buenos Aires, të cilat vranë 85 veta dhe plagosën qindra të tjerë.
Lauder kërkoi që “qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare në mbarë botën të ndjekin rrugën e Kosovës, për të siguruar që kurrë të mos dorëzohemi ndaj këtyre terroristëve”. Hezbollahu shpërtheu një autobus turistik izraelit në vitin 2012 në Burgas të Bullgarisë, duke vrarë pesë izraelitë dhe shoferin e tyre mysliman-bullgar të autobusit bullgar.

Drejtoresha e Komitetit Amerikano-Hebraik (AJC – American Jewish Comittee), dega Izrael, zonja Avital Leibovich, e falenderoi në mënyrë publike Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për njohjen e Hezbollah si një grup terrorist.

“Faleminderit Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçim për njohjen e Hezbollah si një grup terrorist. Shpresoj që kjo do ta sjellë Izraelin dhe Kosovën më afër”, shkruan Leibovich në Twitter.

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023