(1945) “Jewish Daily Bulletin”: Shpëtuan në Shqipëri, hebrenjtë jugosllavë letër mirënjohje
Agjencia Hebraike e Lajmeve (“Jewish Telegraphic Agency”), përmes buletinit të saj ditor, “Jewish Daily Bulletin”, 14 janar 1945, bën të ditur mbi mirënjohjen e hebrenjve jugosllavë, të cilët “u pritën fisnikërisht në shtëpitë e familjeve shqiptare dhe mbrojtur nga çdo vështirësi.
Agjencia Hebraike e Lajmeve (“Jewish Telegraphic Agency”), përmes buletinit të saj ditor, “Jewish Daily Bulletin”, 14 janar 1945, bën të ditur mbi mirënjohjen e hebrenjve jugosllavë, të cilët “u pritën fisnikërisht në shtëpitë e familjeve shqiptare dhe mbrojtur nga çdo vështirësi.
“Mendimi i parë i hebrenjve që u kthyen në Jugosllavi nga Shqipëria është të shprehim mirënjohje dhe entuziazëm ndaj shqiptarëve që treguan një qëndrim të mrekullueshëm në momentet më kritike të jetës sonë dhe në periudhën vendimtare të njerëzimit të civilizuar“, tha transmetuesi, thuhet midis të tjerave.
SHKRIMI I PLOTE
BASHKËSIA HEBRAIKE E BEOGRADIT FALËNDERON QEVERINË SHQIPTARE PËR NDIHMË NDAJ HEBRENJVE GJATË PUSHTIMIT
Uashington, 13 janar (JTA) – Hebrenjtë e Beogradit i kanë shkruar shefit të Misionit Ushtarak Shqiptar në Beograd, Maj. Vasil Konomi, duke i kërkuar atij t’i përcjellë qeverisë së tij dhe popullit të tij mirënjohjen e hebrenjve jugosllavë, të cilët “u pritën fisnikërisht në shtëpitë e familjeve shqiptare dhe mbrojtur nga çdo vështirësi”, sipas një transmetimi të Tiranës, njoftoi sot Zyra e Informacionit për Luftën (Office of War Information).
“Mendimi i parë i hebrenjve që u kthyen në Jugosllavi nga Shqipëria është të shprehim mirënjohje dhe entuziazëm ndaj shqiptarëve që treguan një qëndrim të mrekullueshëm në momentet më kritike të jetës sonë dhe në periudhën vendimtare të njerëzimit të civilizuar”, tha transmetuesi.
Hebrenjtë Jugosllavë “u pritën fisnikërisht në shtëpitë e familjeve shqiptare dhe u mbrojtën nga çdo vështirësi” dhe “populli shqiptar do të bekohet nga të gjithë popujt e shtypur për kontributin e tyre në shpëtimin e shumë jetëve hebraike”, thuhet më pas në deklaratë.