Mossad parandaloi 50 sulme terroriste të ISIS në 20 shtete, përshirë edhe Turqinë
Turqia mori informacionin e ofruar nga Izraeli dhe që u mundësoi shërbimeve të saj të sigurisë për të parandaluar 12 sulme nga Irani dhe ISIS-i.
Mossad dhe dega e Inteligjencës së ushtrisë izraelite, IDF, kanë parandaluar 50 sulme terroriste nga ISIS dhe Irani në tre vitet e fundit, shumë prej tyre në Turqi, njoftoi të martën Channel 12.
Dymbëdhjetë nga sulmet u penguan në Turqi, e cila ia doli mbanë t’i parandalojë ato në sajë të informacionit të ofruar nga Izraeli për shërbimet e sigurimit turk, shkruan gazeta izraelite “The Jerusalem Post”.
Marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 2010, kur anija turke Mavi Marmara u përpoq të thyente bllokadën në Gaza dhe u kap nga forcat e IDF në një incident të dhunshëm që çoi në vdekjen e nëntë aktivistëve në bord.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është një kritik i hapur i Izraelit dhe nuk ka lënë pas dore çdo mundësi për të shfaqur qëndrimin e tij ndaj shtetit hebre.
Megjithatë, sipas raportit, qeveria turke mori informacionin inteligjent të nevojshëm nga shërbimi i sigurimit të Izraelit për të siguruar që sulmet terroriste të mund të parandaloheshin në tokën e saj.