Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pret American Jewish Committee: Marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe Izraelin

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me përfaqësues të American Jewish Committee (Komitetit Amerikan Hebraik), të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv z. David Harris, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në Tiranë.


Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me përfaqësues të Komitetit Amerikan Hebraik, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Këshillit, z. David Harris, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mbi partneritetin midis SHBA-së dhe Shqipërisë për paqe e stabilitet  në rajon dhe më gjerë, mbi rolin e Shqipërisë si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe mbi bashkërendimin e përpjekjeve kundër antisemitizmit.

Kryetari i Kuvendit i informoi anëtarët e delegacionit mbi përpjekjet dhe kontributin e Shqipërisë, si një vend anëtar i NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE, për zhvillimin, sigurinë dhe paqen në rajon, “Përpjekjet e vendit tonë në këtë drejtim do të vazhdojnë të rriten edhe gjatë Presidencës shqiptare të OSBE-së për vitin 2020 si edhe gjatë procesit të kandidimit për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-23. Roli i SHBA-së mbetet vendimtar për konsolidimin e paqes, mirëqenies dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria i është mirënjohëse ShBA-së sepse kanë shpëtuar dhe garantuar mbijetesën e kombit shqiptar në momentet vendimtare të historisë e përballë rreziqeve të copëtimit dhe aktualisht për mbështetjen e reformave, sidomos të reformës në drejtësi. ”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se Shqipëria ishte ndër vendet e para që iu bashkuan koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe ISIL, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, nën udhëheqjen e SHBA. Deklarata e Partneritetit Strategjik SHBA-Shqipëri, nënshkruar më 20 prill 2015, fokusohet në fushën e sigurisë, energjisë, sundimit të ligjit, mirë-qeverisjes, tregtisë dhe ekonomisë.

Shqipëria mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi dhe mendon se rezultati përfundimtar duhet të jetë një dokument ligjor i detyrueshëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy shteteve. Vendi ynë përshëndet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për një shoqëri funksionale multietnike, bazuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kuadër të Ohrit, si edhe arritjet e Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve me fqinjët dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s. Në kuadër të rolit si një faktor paqeje e stabiliteti, Shqipëria kontribon për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Serbinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Turqinë.

Shqipëria ka dhe mbështet marrëdhëniet shumë të mira, me Izraelin, të cilat bazohen në një miqësi të vjetër dhe aktualisht po punohet edhe për fuqizimin  e bashkëpunimit parlamentar dhe shtimin  e  projekteve të bashkëpunimit në të gjitha fushat.  “Të dy kombet tona, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, kanë kaluar histori të ngjashme dhimbjesh e vuajtjesh dhe kanë ditur të mbijetojnëTë dy popujt tanë e dinë mirë se çdo të thotë që kombet e vogla të luftojnë dhe të mbijetojnë përballë rreziqeve të historisë.

Në përgjigje të interesimit të pjestarëve të delegacionit, kryetari i Kuvendit iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre mbi ecurinë e reformave, perspektivën  e procesit të hapjes së negociatave, situatën politike në Shqipëri, funksionimin e Kuvendit dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Kryetari i Kuvendit nënvizoi se zgjedhjet e 2017 ishin zgjedhje të bashkëorganizuara e bashkëdrejtuara nga maxhoranca dhe opozita, për të cilat nuk pati asnjë kontestim dhe opozita nuk ka paraqitur asnjë provë në gjykatë për shkëljet e pretenduara së fundi; opozita ka pasur të gjithë hapësirën e nevojshme në Kuvend për të paraqitur alternativat dhe ushtruar rolin e saj ligjvënës dhe kontrollin parlamentar; Kuvendi funksionon normalisht dhe ka shumicën e nevojshme për të miratuar çdo akt ligjor në mbështetje të Kushtetutës; dhe se zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan të qeta dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjit.

Ju falenderojmë për sqarimet tuaja të plota e të detajuara, vuri në dukje Drejtori Ekzekutiv i Këshillit, z. David Harris. Mësimi i madh që nxorrëm nga ky takim është besimi i plotë i Shqipërisë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kontributi vendimtar i saj në mbijetesën e kombit shqiptar, zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe reformat e kryera. Këtë mësim do ta marrim me vete dhe do tia transmetojmë qeverisë së Shteteve të Bashkuara.”

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023