Netanyahu paralajmëron Hezbollah: Mos gaboni të sulmoni Izraelin, ju shkatërrojmë ushtarakisht

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se, shteti i tij do të përgjigjet me “goditje shkatërruese” ushtarake, ndaj çdo sulmi në Izrael të lëvizjes libaneze Hezbollah, që mbështetet nga Irani.


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se, shteti i tij do të përgjigjet me “goditje shkatërruese” ushtarake, ndaj çdo sulmi në Izrael të lëvizjes libaneze Hezbollah, që mbështetet nga Irani. “Më lejoni të jem i qartë – nëse Hezbollahu guxon të bëjë gabim duke sulmuar Izraelin, ne do të kundërpërgjigjemi ndaj Libanit me forcë shkatërruese ushtarake”, tha Netanyahu.

Këto komente të kryeministrit izraelit vijnë pasi shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah paralajmëroi Izraelin se mund të “zhduket nga faqja e dheut” nëse ndodhë ndonjë luftë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Nasrallah i kishte thënë televizionit Al-Manar se “Izraeli duhet ta kuptojë se nuk mund të jetë imun ndaj ndonjë lufte në rajon. Irani është i aftë që ta bombardojë Izraelin me egërsi dhe forcë. Kur amerikanët ta kuptojnë se kjo luftë mund ta zhduk Izraelin, ata do ta rikonsiderojnë (luftë)”, ka deklaruar Nasrallah.

Këto deklarata vijnë në kohën e përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit dhe disa vëzhgues kanë shprehur frikën e tyre se kjo mund të çojë në një konflikt të mundshëm të armatosur.

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë më 9 korrik se ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë së Hezbollahut dhe dy anëtarëve të Parlamentit të Libanit, që janë pjesë e Hezbollahut, e të cilët akuzohen se kanë përdorur pozitat e tyre për të mbështetur këtë grup militant “dhe për të forcuar aktivitetet malinje të Iranit”. Kjo është hera e parë që Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj politikanëve të këtij grupi.

SHBA-ja e konsideron lëvizjen Hezbollah organizatë terroriste.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023