“Ankth dhe Stres”: situatat që i shkaktojnë dhe si t’i largojmë ato – Këshillat e “Be the Change”

Nga Kristina Qirici, Qendra e Këshillimi & Psikoterapisë “BE THE CHANGE” – Shpesh herë njerëzit i referohen situatave të tilla si stresi dhe ndjenjave të tilla si ankthi duke i njësuar këto dy koncepte, pasi na shkaktojnë simptoma të ngjashme, kryesisht fizikisht, ose të paktën kështu i percepton mendja/sistemi jonë nervor.


Nga Kristina Qirici, Psikoterapiste CBT
Qendra e Këshillimit & Psikoterapisë “BE THE CHANGE”
www.psikoterapia.al

Shpesh herë njerëzit i referohen situatave të tilla si stresi dhe ndjenjave të tilla si ankthi duke i njësuar këto dy koncepte, pasi na shkaktojnë simptoma të ngjashme, kryesisht fizikisht, ose të paktën kështu i percepton mendja/sistemi jonë nervor. Dridhja e duarve, rrahjet e shpeshta të zemrës, djersitja, frymëmarrja e shpejtë dhe marramendja mund të thuhet se janë disa vetëm nga situatat që na vërteton se në atë moment jemi në ankth apo në stres.

A mund të shohim pra se si diferencohen këto dy terma dhe cilat rezultate sjellin në sistemin njerëzor?

STRESI
Stresin mund ta karakterizojmë si një eksperiencë, si një përvojë që prodhohet si rezultat i ndërveprimit të individit me mjedisin, duke rezultuar në tension psikologjik dhe fiziologjik. Tre dimensionet e stresit janë: gjendja e brendshme e organizmit (të sistemit nervor autonom, të sistemit Neuroendokrinolog, funksionet e sistemit imunitar dhe reaksionet emocionale), ngjarje të jashtme (problemet e përditshme që ndryshojnë me ngadalë, ngjarjet të parashikuara të ciklit të jetës, ngjarje të paplanifikuara dhe të padëshiruara që ndodhin papritur), dhe përvoja që rezulton nga ndërveprimi (te nxënit Kognitiv).

ANKTHI

Ankthi është një reaksion emocional kur personi është nën presion dhe karakterizohet nga një vlerësim subjektiv kërcënues ndaj frikës për një situatë të ardhshme. Pra, kjo situatë emocionale i referohet ndryshimeve psikofisiologjike, sjelljeje, emocionale dhe njohëse që janë prodhuar në përgjigje të një rreziku të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm.

Simptomat disforike të ankthit janë dyspnea, takikardia, djersitja, hapje e bebes së syrit, marrje mëndësh, tensioni i lartë i gjakut, tensioni i rritur i muskujve, frymëmarrje e shpejtë, çrregullime të tretjes, dridhje dhe dobësi në këmbë, të cilat lindin në përgjigje të një kërcënimi që zakonisht nuk është i dukshëm. Por ndonjëherë mund të bëhet konkret (si për shembull ankthi gjatë prezantimit të një projekti në universitet), intensiteti i tij është shumë herë më i vogël se sa reagimi i tepruar psikologjik që i shkaktohet individit.

Te shumica e njerëzve ankthi shfaqet si një reagim më i theksuar ndaj ngjarjeve jo edhe aq stresuese.

Shumë herë ankthi është i lidhur me frikën, pasi përmban ndjenjën e rrezikut dhe të menduarit se diçka e keqe do të na ndodhë, edhe pse vlerësimi i rrezikut nuk është real. Kjo ndodh, pasi reagimi emocional i individit është shumë herë më i fuqishëm se ai që do të justifikonte vlerësimi real i një situate. Tipari kryesor është që individi arrin të kuptojë se, reagimi i tij ose i saj është i tepruar ose jo real.

Ndërkohë, provat tregojnë se, ankthi përbën një mjet të natyrshëm që rregullon marrëdhëniet e individit me mjedisin, duke përfituar maksimumin e mundshëm për veten. Kështu pra që mund ta quajmë atë thjesht një produkt rregullues.

Kur personi ka një marrëdhënie të mirë me mjedisin e saj/tij, ankthi mobilizon veprimtarinë e tij, pasi lind ndjenjën e mbijetesës dhe kështu që bëhet efektiv dhe funksional. Kështu pra që, stresi, meraku, frika dhe ankthi janë reagime të arsyeshme që na ndihmojnë për t’i mbijetuar një rreziku të ardhshëm. Është një reagim i shëndetshëm vetëm nëse nuk është i tepruar dhe individi nuk e përjeton atë pa arsye.

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023