Ekspozita “Besa” në Itali, Dr. Dorian Koçi: Shqipëria, shembull unik në shpëtimin e hebrenjve

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i ftuar nga Organizata PanArt në rajonin e Pulias, Itali mori pjesë në inaugurimin e edicionit të tretë të Festivalit Mare Magnum në Kullën Komunale të Selva di Fasano, Brindizi, Itali. Gjatë këtij festivali u bë edhe prezantimi i ekspozitës “Besa, shqiptarët muslimanë që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti” nga fotografi Norman Gershman


Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i ftuar nga Organizata PanArt në rajonin e Pulias, Itali mori pjesë në inaugurimin e edicionit të tretë të Festivalit Mare Magnum në Kullën Komunale të Selva di Fasano, Brindizi, Itali. Gjatë këtij festivali u bë edhe prezantimi i ekspozitës “Besa, shqiptarët muslimanë që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti” nga fotografi Norman Gershman. Drejtori Koçi ishte i ftuar si drejtues dhe folës i kësaj ekspozite.

Qëllimi i këtij eventi është të paraqesë dëshminë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar dhe të nxjerrë në pah vlerat e tyre njerëzore si pjesë e një shembulli etik të tolerancës që është ende aktive dhe e rrënjosur në traditat dhe kulturën e tij të lashtë. Ky shembull, unik në llojin e vet, gjen bazën e tij në një kod të sjelljes së lashtë të quajtur “Besa”, një fjalë që mund të përkthehet si “betim” ose “premtim”. Ekspozita është një udhëtim kujtimi i ri-propozuar përmes shkrepjeve fotografike nga Norman Gershman, i cili për pesë vjet udhëtoi nëpër Shqipëri duke rimarrë dëshmitë e shpëtimit të jashtëzakonshëm që përfshinte pothuajse dy mijë hebrenj dhe duke e dokumentuar atë nëpërmjet portreteve të shpëtimtarëve dhe pasardhësve të tyre , të individëve dhe të grupeve të të gjithë familjeve.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar u shpreh se: “Prania e hebrenjve në trojet shqiptare e ka zanafillën që nga vitet ‘70 të shekullit të parë . Historikisht, mendohet se shfaqja e parë e një grupi hebrenjsh që u vendosën në Shqipëri daton në 70 , kur një anije që mbante pengje hebreje për perandorin romak Titos u vërshua në bregun e Jonit pranë Sarandës. Në fund të viteve 1400 mjaft familje judaike u larguan nga Spanja nga shkaku i inkuizicionit dhe u vendosën në Vlorë, Lezhë, Berat etj. Në Vlorë u vendosën 528 familje hebraike, ndërsa në Sanxhakun e Beratit kishte 553 familje hebraike. Hebrenj kishte edhe në Elbasan. Madje ata kanë pasur edhe një sinagogë. Këtë e vërteton fakti i gjetjes së një rozoni me yllin e Davidit, që ruhet në muzeun e qytetit. Në qytetin e Vlorës ka qenë një sinagogë judaike, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1945. Sinagoga ka qenë e pajisur me libra të shenjtë prej pergameni të shkruar në hebraisht “Sefer Tora”. Në viset e Shqipërisë hasen mjaft emra me preardhje hebraike si: Buda, Isaku, Popa, Pepo, Levi, David, Moisi, Stela, Rashela, Hozef, Sara, Albert, Aoresti, Hermina, Daniel, Enriketa etj.”. “Një kënd i posaçëm në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar i është kushtuar hebrejve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa hebrenj morrën pjesë përkrah forcave partizane, duke luftuar kundër ushtrisë naziste. Në luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër Gjermanisë naziste 9 hebrenj ranë heroikisht në fushën e betejës”.

Ky aktivitet u organizua nga Organizata PanArt, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, Qendra Kulturore e Tunizisë në Romë, Shoqata e Ecomuseumit të Valle d’Itria, Komuna Fasano dhe e Locorotondo etj..

Festivali Mare Magnum i themeluar dhe drejtuar nga Michele IDO është një projekt që promovon takimin dhe shkëmbimin midis njerëzve dhe kulturave të vendeve euro-mesdhetare përmes arteve dhe disiplinave si kinema, teatër, letërsi, muzikë, kuzhinë, poezisë, fotografisë etj. Ngjarjet kulturore ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen më efektive të tërheqjes turistike të vendeve ku ato mbahen. Mundësitë për të promovuar territorin rriten duke forcuar vlerat e paqes, vëllazërisë dhe shkëmbimit kulturor mes popujve.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023