Investimet izraelite në Shqipëri, ambasadori Canaj takon kreun e AJC, David Harris
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me z.David Harris, Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Commitee (AJC) New York
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me z.David Harris, Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Commitee (AJC) New York në selinë e ambasadës, ku mori pjesë dhe Drejtorja e AJC/Jeruzalem Avital Leibovich.
Gjatë takimit palët diskutuan për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rajon, pritshmëritë për hapjen e negociatave dhe efektet e pritshme nga vendimi i BE në tetor, zgjedhjet në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe me shtetin e Izraelit si dhe çështje për ndjekje në të ardhmen ndërmjet Shqipërisë dhe AJC.
“Z.Harris u interesua të dinte veçanërisht situatën e investimeve izraelite në Shqipëri, fushat kryesore ku këto investime janë përqendruar, sfidat dhe problematika për investitorët shqiptarë për të investuar në Izrael si dhe stadi aktual i marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit”, thuhet në një njoftim të ambasadës shqiptare në Izrael.
Ambasadori Canaj vlerësoi marrëdhëniet tepër pozitive bilaterale mes dy vendeve si dhe ofroi një ekspoze të trendit të biznesit, duke u fokusuar në fushën e turizmit dhe bujqësisë si dhe investimeve me kapital izraelit në infrastrukturë apo projekteve për të investuar në hotelerinë e luksit, duke theksuar dhe incentivat e qeverisë shqiptare për lehtësi fiskale ndaj investitorëve të huaj.
Sipas ambasadës, roli i AJC ka qene dhe mbetet tepër i rëndësishëm ne intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe shtetit te Izraelit, si dhe ne mbështetjen e Shqipërisë ne forumet ndërkombëtare organizuar ne SHBA dhe me gjere.
Në muajin korrik të këtij viti, David Harris, në krye të një delegacioni të Komitetit Hebreo-Amerkan (AJC) vizitoi Shqipërinë, ku u takua me personalitetet më të larta të jetës politike në vend, përfshirë Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Presidenti Meta pret American Jewish Committee: Të forcohet miqësia dhe bashkëpunimi ekonomik
Veliaj pret American Jewish Committee: “Shalom”, bashkë na lidh historia dhe e ardhmja
Kreu i American Jewish Committee, David Harris: E ardhme e ndritur midis Izraelit dhe Shqipërisë