Kosova midis 100 Kombeve në Jerusalem

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit (ICEJ) organizon marshin e kombeve drejt Jerusalemit çdo vit. Kosova bëhet vendi i 100-të që akomodon përfaqësinë e kësaj lëvizjeje. Pastori Nikë Krasniqi e ka valvitur flamurin e Kosovës në marshiminën e kombeve në Jerusalem. Nga ICEJ Shqiperia ishte pastori Gentjan Dervishaj.


Nga Pastor Driton Krasniqi

KOSOVA NE MESIN E KOMBEVE NE JERUSALEM

Sukot që është përkthyer si Festivali i Tabernakujve, është njëra ndër festat e rëndësisë së lart në kalendarin hebraik. Shekuj me radhë, vit pas viti, populli hebre është tubuar për shtatë ditë në Jerusalem për ta festuar këtë festë. Në kohën e këtij festivali, që i bie gjatë muajit shtator ose tetor, populli hebre tubohet në Jerusalem për ta kujtuar dhe falënderuar Perëndinë që i ka çliruar nga robëria dhe që kishte siguruar për ta ushqimin në mënyrë të mbinatyrshme gjatë kohës kur ndodheshin në shkretëtirë. Për dallim prej shumë festave tjera kur hebrenjtë festonin një ngjarje të Zotit për popullin hebre, gjatë festës së Tabernakujve, populli tubohet për të shikuar kah e ardhmja, respektivisht shfaqja e Mesias. Por, një veçanti tjetër e kësaj feste është edhe ftesa e hapur biblike që kombet tjera johebreje të vijnë po ashtu.

Pas kaq shumë shekujsh, kjo ftesë biblike është duke u përmbushur. Përfaqësues të të gjitha kombeve të botës janë mbledhur këtë javë në Jerusalem për të festuar bashkërisht me popullin hebre Festën e Tabernakujve. Në mesin e kombeve, për herën e parë këtë vit, ndodhet edhe Kosova. Pastori Nikë Krasniqi e ka përfaqësuar vendin tonë duke e valvitur flamurin e Kosovës në marshutën e kombeve në Jerusalem.

Gjatë kësaj kohe nga Izraeli pastori Krasniqi shprehu kënaqësinë e tij që ndodhet në tokën e Biblës, patriarkëve, profetëve e të Jezusit. “Dëshirojmë ta dijë mirë populli hebre se populli i Kosovës është dashamir i Izraelit. Gjatë luftës së dytë botërore shqiptarët i kanë mbrojtur hebrenjtë. Po ashtu gjatë luftës së Kosovës, Izraeli ka strehuar shumë familje kosovare. Ndër shekuj kemi jetuar bashkë me hebrenjtë në trevat tona. Ne kemi dëshirë që kjo dashuri mes kombeve tona të lashta të vazhdojë të rritet e të kultivohet”, nënvizoi pastori nga Jerusalemi.

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit ka organizuar marshin e kombeve drejt Jerusalemit çdo vit. Kosova pritet të bëhet vendi i 100-të që akomodon përfaqësinë e kësaj lëvizjeje.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023