Shpëtoi në Shqipëri, Meta dekoron personalitetin amerikano-izraelit Dr. Ichak Kalderon Adizes

Për t’i shpëtuar Holokaustit, familja e Ichak Adizes u strehua në Shqipëri duke pretenduar se nuk ishin hebre por muslimanë, në mënyrë që t’i shpëtonin përndjekjes dhe ekzekutimit.


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, çmoi sot gjatë një ceremonie solemne Dr. Ichak Kalderon Adizes me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në mirënjohje për karrierën e spikatur shumëvjeçare në fushat ekonomike dhe politike. Në vlerësim të arritjeve të vyera si ekspert i njohur mbarëbotëror dhe të kontributeve të tij çmuara akademike për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në vendet e Europës Lindore”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë që po vlerëson një personalitet të spikatur e të njohur në mbarë botën, i cili ka pasur një karrierë të gjatë e të shumëanshme, me arritje mbresëlënëse.

Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Fjala e plotë e Presidentit Meta

Kam kënaqësinë e veçantë të nderoj sot me titullin “Mjeshtër i Madh” një personalitet të shquar amerikano – izraelit, profesor, autor i shumë librave, konsulent i shquar biznesi dhe mendimtar me përmasa ndërkombëtare, Dr. Ichak Adizes.

Jeta e tij ka një lidhje të fortë me kombin shqiptar, dhe Dr. Adizes e ka shprehur gjatë të gjithë jetës së tij respektin dhe nderin për Shqipërinë.

Dëshiroj të theksoj faktin se, Dr.Adizes ka lindur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por një pjesë të fëmijërisë së tij, dhe më specifikisht, vitet e Luftës së Dytë Botërore, i ka kaluar në Shqipëri.

Për t’i shpëtuar persekutimit, familja e tij u strehua në Shqipëri duke pretenduar se nuk ishin hebre por muslimanë, në mënyrë që t’i shpëtonin përndjekjes dhe ekzekutimit.

Historia e Dr. Adizes është një nga qindra histori të hebrenjve që gjetën strehim në Shqipëri, në ato vite të errëta të historisë njerëzore që me shumë guxim, fisnikëri dhe dashuri u mbrojtën nga populli shqiptar i cili duke rrezikuar edhe veten tregoi një virtyt të jashtëzakonshëm njerëzor që nderohet edhe sot jo vetëm nga familjet e shpëtuara dhe shteti i Izraelit por edhe nga e mbarë bota dhe historia.

Ne jemi krenarë për faktin që në Shqipëri, asnjë hebre i vetëm, nuk u lejua të binte në duart e nazistëve dhe persekutorëve.

Historia e familjes së Dr. Adizes është treguar në një dokumentar të përgatitur nga televizioni izraelit i titulluar “Unë dua të kujtoj, Ai do të harrojë”, dhe është një shembull i lidhjes së fortë që vazhdon të ekzistojë midis dy popujve tanë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë Dr. Adizes ka dhënë një kontribut të cmuar në fushën e menaxhimit dhe të psikologjisë njerëzore, duke zhvilluar një metodologji që mban emrin e tij, Metodologjia Adizes.

Kjo metodologji ndihmon qeveritë, korporatat dhe organizatat e ndryshme të arrijnë rezultate të shkëlqyera dhe të menaxhojnë ndryshimet e shpejta pa krijuar konflikte.

Do kishte qenë tejet e vyer që Metodologjia Adizes të ishte mësuar dhe zbatuar edhe në rastin e konfliktit politik shqiptar. Pasi qëllimi i përdorimit të mjeteve dhe metodologjisë së Adizes është të nxisë përkushtimin dhe përgjegjshmërinë e thellë duke ndërtuar një ekuilibër midis kontrollit dhe fleksibilitetit.

Pikërisht për këto ka më shumë nevojë politika shqiptare, përgjegjshmëri të thellë, përkushtim, ekuilibër dhe fleksibilitet.

Ashtu sic është shprehur edhe vetë Dr. Adizes: “Qëllimi i menaxhimit, udhëheqjes, ose qeverisjes është të zgjidhë problemet e sotme dhe të përgatitet për t’u marrë me problemet e nesërme.”

Dr. Adizes, është titulluar nga shumë revista dhe institute prestigjioze si një nga 30 mendimtarët më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara, dhe si një ndër 30 konsulentët më kryesorë në Amerikë.

Për punën e tij të jashtëzakonshme, por edhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë në vendet e Evropës Lindore, Dr. Adizes mban 18 doktoratura nderi dhe është njëkohësisht, qytetar nderi i dy vendeve të Evropës Lindore.

Unë jam shumë i lumtur që, Dr. Adizes, midis vlerësimeve të marra nga e gjithë bota, do t’i shtohet sot edhe titulli “Mjeshtër i Madh” i dhënë në Shqipëri, një vend që e ka mbrojtur në vegjëli, dhe që sot e vlerëson për punën e madhe dhe të jashtëzakonshme që ka bërë për zhvillimin dhe paqen në të gjithë botën.

Dr Adizes i përshtatet më së miri një thënie e Nënë Terezës, shqiptarja më e famshme në botë, e cila lindi në të njëjtin qytet si Dr. Adizes: “Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri”.

Dhe kjo është ajo që ka bërë gjatë gjithë jetës Dr. Adizes. Ka punuar me dashuri.

Dhe ky përkushtim i tij, ka bërë që bota të jetë më ndryshe, dhe përmes librave të tij të shumtë dhe leksioneve anë-e-mbanë botës brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë të jenë menaxhues më të zotë, mendimtarë më të aftë, dhe njerëz më të mirë.

Ju faleminderit!

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023