Universiteti “Luarasi” i jep titullin “Doctor Honoris Causa” Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Izrael, Avraham Rinot

Universiteti “Luarasi” i jep titullin “Doctor Honoris Causa” konsullit të nderit të Shqipërisë në Izrael, z.Avraham Rinot. Titullin e dorëzoi i ftuari special në ceremoni, Z.Irfan Hysenelliu, presidenti i “Hysenbelliu Group” dhe Universitetit “Luarasi”. “Medalja e Mirënjohjes” edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.


Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Izrael, Z.Avraham Rinot, u nderua me një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Tel Aviv, për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Shqipërisë.

Sipas informacionit të Ambasadës shqiptare në Izrael, biznesmenit të njohur izraelit, Avraham Rinot,  iu akordua titulli “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti “Luarasi” në Shqipëri, titull që e dorëzoi i ftuari special në ceremoni, Z.Irfan Hysenelliu, presidenti i “Hysenbelliu Group” dhe Universitetit “Luarasi”, për kontributin e tij të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve afariste dhe akademike midis dy Izraelit dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, Z.Rinot u nderua edhe me “Medaljen e Mirënjohjes” nga ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, përkushtimin e palodhshëm të zotit Rinot ndaj promovimit të interesave të shqiptarëve në Izrael.

 

Janë tre konsuj nderi të Shqipërisë në Izrael dhe ata janë qytetarët izraelitë: Rafael Faust, Menashe Getz (konsullata në Eilat), Avraham Rinot (konsulata në Haifa).

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023