Ambasadori Gendler: Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Izraelit

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për emisionin Diplomaticus të gazetarit Erion Kaçorri në News24


Shqipëria duhet të bëjë dallimin mes luftëtarëve shqiptarë të ISIS dhe familjeve të tyre që ndodhen nëpër kampet e Sirisë deklaron ambasadori i Izraelit në Shqiperi Noah Gal Gendler në një intervistë për emisionin Diplomaticus të gazetarit Erion Kaçorri në News24. Gendler nuk e përjashton rrezikun që vetë luftëtarët përbëjnë pas kthimit në vendet e origjinës. “Mendoj se duhet të bëni dallimin mes familjeve dhe luftëtarëve. Familjet e tyre mund t’i ktheni në Shqipëri duke parë se cili është qëndrimi i tyre, ndërsa për luftëtarët mendoj se është një detyre e rrezikshme sepse nëse këta njerëz kthehen dhe nuk paguajnë çmimin për aktet e tyre, është ekstremisht e rrezikshme” deklaron ambasadori i Izraelit në Shqipëri.

Sipas diplomatit Izraelit, lufta kundër terrorizmit është një detyrë ndërkombëtare. Sipas tij një vend i vetëm nuk mund ta realizojë atë.

“Në momentin që bota do të unifikohet duke ecur së bashku kundër ekstremizmit, do të mund të kemi sukses. Une e di këtë sepse në vendin tim për shumë vite e kemi luftuar të vetëm ekstremizmin dhe kemi pasur sukses, por nëse i gjithë komuniteti ndërkombëtar bashkohet do të shmangim sulmet terroriste dhe ekstremizmin” deklaron ambasadori Gendler.

Duke u ndalur tek çështja e dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria, ambasadori Izraelit deklaron se Irani është i përfshirë në terrorizëm në të gjithë botën. “Ky nuk është ndonjë sekret. Përpara se të vija në Shqipëri isha ambasador në Kenia dhe e njëjta gjë ndodhi edhe atje. Lufta kundër terrorizmit duhet të jetë një përpjekje ndërkombëtare. Shqipëria duhet të jetë pjesë e saj, Izraeli gjithashtu duhet të jetë pjesë e saj. Ne e dimë cilët janë armiqtë dhe e dimë cilat janë zgjidhjet” deklaroi Ambasadori Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023