Heroizmi i shqiptarëve gjatë Holokaustit, Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” leksion në UET

Në Universitetin Europian te Tiranës u zhvillua leksioni i hapur “Njohja e heroizmit të Shpëtuesve të Holokaustit përmes programit “Shtëpitë e Jetës”, një projekt i “Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg” me Z. Daniel Rainer – Drejtues i Fondacionit Ndërkombëtar Raoul Wallengberg, Izrael. Të pranishëm, edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, si dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Tonin Gjuraj.


Në Universitetin Europian te Tiranës u zhvillua leksioni i hapur “Njohja e heroizmit të Shpëtuesve të Holokaustit përmes programit “Shtëpitë e Jetës”, një projekt i “Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg” me Z. Daniel Rainer – Drejtues i Fondacionit Ndërkombëtar Raoul Wallengberg, Izrael.

Ishin të ftuar studentë dhe stafi akademik i Fakultetit të Juridikut, Shkencave Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Studentë dhe pedagogë të fushave të ndryshme patën mundësinë e një bashkëbisedimi me Drejtuesin e Fondacionit Ndërkombëtar Raoul Wallengberg, z. Daniel Rainer, duke dhënë një sugjerim apo mendim në lidhje me këtë projekt i cili prek “jetën”. Të pranishëm, edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, si dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Tonin Gjuraj.

Në këtë projekt z. Rainer, përmendi dhe bashkpunimin e Presidentit të Shqipërisë, z.Ilir Meta i cili morri pjesë në ceremoninë e përurimit të një pllakate nderi, me anë të së cilës Fondacioni Ndërkombëtar “Raul Wallenberg” e shpall Shqipërinë “Shtëpi të Jetës” për mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve.

Rëndësia e kësaj dite u theksua kohët e fundit nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili botoi një thirrje zyrtare për njerëzit e Shteteve të Bashkuara për “të vëzhguar Ditët e Kujtimit të Viktimave të Holokaustit, nga 28 prill deri më 5 maj 2019, dhe të nderojnë në mënyre solemne përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes naziste, me studime të përshtatshme, lutje dhe përkujtim, dhe për të nderuar kujtimin e viktimave të përndjekjes së Holokaustit dhe Nazistit duke kujtuar mësimet e kësaj mizorie në mënyrë që ajo të mos përsëritet kurrë. Një numër i madh i “Shtëpive të Jetës” kishin lidhje me Kishën Katolike. Vetëm në Itali dhe Francë, qindra kisha, konventa, manastire dhe shkolla katolike ishin pjesë e këtij rrjeti të ndërlikuar, një fakt që thekson rëndësinë e hapjes së arkivave të Vatikanit të kohës së luftës, siç u njoftua më herët këtë vit nga Papa Françesku, për të kuptuar roli i luajtur nga Kisha.Në muajt e ardhshëm ne kemi për qëllim të shpallim tre “Shtëpi të Jetës” në Hungari ku qindra fëmijë u strehuan dhe shpëtuan. Mund të imagjinohet vetëm sa jetë ka lindur nga këta fëmijë.

Daniel Rainer, Drejtues i Fondacionit, në fjalën e tij vuri në dukje se: “Në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi. Asnjë vendi tjetër nuk iu është njohur kurrë kjo njohje e vlerësim. Heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i shpaloset e bëhet me dije mbarë botës.”

Programi i “Shtëpive të Jetës” në mënyrë të qartë ilustron guximin e shpëtimtarëve dhe në prag të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, të gjithë duhet të mendojmë për kujtimin e bekuar të viktimave dhe shpëtimtarëve të tyre. Fryma e tyre e përbashkët do të na ndihmojë të gjithëve në përpjekjet tona për të parandaluar një holokaust të ardhshëm.

Holokausti kishte dy fytyra të kundërta. E keqja e mishëruar nga nazistët dhe mbështetësit e tyre tenton ta errësojë guximin dhe mirësinë e atyre që e kanë përballur atë, sepse mendja njerëzore është më e prirur të njohë mizoritë, sesa altruizmin e pastër. Hebrenjtë e guximshëm që organizuan kryengritjen e getos së Varshavës, grupet e ndryshme të partizanëve na japin një shembull të shkëlqyer të heroizmit të viktimave. Po kështu, shpirti luftarak i ushtarëve aleatë, i cili dëboi okupatorët nazistë nga Evropa dhe çliroi kampet e përqendrimit, nuk mund të minimizohet.

“Objektivi ynë është pikërisht për të ruajtur dhe zbuluar trashëgiminë e shpëtimtarëve, duke u përpjekur të fusë shpirtin e tyre të solidaritetit qytetar në mendjet dhe zemrat e brezave të rinj. Në vitin 2014, nisëm një program arsimor ambicioz të titulluar “Shtëpitë e Jetës”. Ideja ishte të identifikoheshin dhe të shënonin me pllaka të veçanta ato vende në Evropë që ofronin strehë për viktimat e persekutimit nazist”, thekson z. Danny Rainer. /Gazeta Liberale

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023