Rabbinate Albania marrëveshje me Arkivat, Shqipëria digjitalizon fondin arkivor të hebrenjve

Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave ka nisur dixhitalizimin e fondit arkivor te Komunitetit hebre në Shqipëri. Fondi konsiston ne 10.000 dokumente Marreveshja e bashkepunimit u nënshkrua mes Ardit Bido, drejtori i Pergjithshem i Arkives se Shtetit dhe Joel Kaplanit kryerabinit te Shqiperise, i cili vlerëson besën e shqiptarëve si unike në botë.


Nga Aurora Golemi, BalkanWeb

Në një nga kapitujt më të erret të historisë së njerëzimit, kur miliona hebrenj po shfaroseshin nëpër kampet e përqendrimit në Europë, shqiptarët pavarësisht presionit të nazisteve refuzuan të dëbonin të ftuarit e tyre, pasi kjo, jo vetëm do të ishte një turp i madh, por edhe do të detyronte të zotin e shtëpisë të hakmerrej.

Shqipëria ishte i vetmi vend europian që rezultoi me një popullsi më të madhe hebrenjsh në fund të Luftës së Dytë Botërore, nga ç’kishte në fillim. Sipas studiuesve në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës II Botërore të paktën 2741 hebrenj.

Hebrenjte shpëtuan nga kushdo që i takoi, nga kushdo që ua hapi derën e trokitur, nga kushdo zyrtar shqiptar që ua preku letrat, nga çdo qeveritar që kishte listat e tyre, nga kushdo që nuk qëndroi indiferent ndaj tyre në atë periudhë të kobshme. Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave ka nisur dixhitalizimin e fondit arkivor te Komunitetit hebre në Shqipëri. Fondi konsiston ne 10.000 dokumente Marreveshja e bashkepunimit u nënshkrua mes Ardit Bido, drejtori i Pergjithshem i Arkives se Shtetit dhe Joel Kaplanit kryerabinit te Shqiperise, i cili vlerëson besën e shqiptarëve si unike në botë.

“Ky eshte një moment i lumtur për hebrenjtë në mbarë botën, jo vetëm në Shqipëri. Këtu u mbrojtën jo vetëm hebrenjtë nga Shqipëria por edhe nga vendet të tjera. Ishte “besa” ishte gjeja më e mirë që na ndodhi. Unë mendoj se gjithë popujt e botës mund të vijnë në Shqipëri për të marrë një leksion nga ky vend. Kjo është unike, nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës. “Besa” sjell paqe, lumturi dhe sjell bashkim! Mezi po pres që të hedhin dritë më shumë në dokumentet arkivorë që ju keni, shumë nga njerëzit e mi më kanë kërkuar që të gjejnë rrënjët e tyre në Tiranë, Shkodër, Vlorë apo Korçë, kudo në Shipëri. Populli hebre dhe ai shqiptar janë një përgjithmonë, faleminderit!”, tha Joel Kaplani, Kryerabini i Shqipërisë. Sot në Arkivin e Shtetit nuk ka asnjë listë dhënë fashistëve dhe asnjë internim. Madje komunitetet fetare shpesh i pajisnin me dokumente të falsifikuara sikur ata ishin myslimane apo të krishtere për t’i shpetuar nga persekutimi. /BalkanWeb/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023