Ditari 2019, një vit intensiv miqësie Kosovë-Izrael

Gjatë vitit 2019 marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit patën rritje, edhe pse midis dy vendeve nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare. Gjithsesi, ambasadorja jorezidente Alona Fisher-Kamm e vizitoi shpesh Kosovën. Edhe Kongresi Botëror i Hebrenjve zhvilloi vizitë në Kosovë.


Gjatë vitit 2019 marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit patën rritje, edhe pse midis dy vendeve nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare. Gjithsesi, ambasadorja jorezidente Alona Fisher-Kamm e vizitoi shpesh Kosovën. Edhe Kongresi Botëror i Hebrenjve zhvilloi vizitë në Kosovë.

Ky është një ditar përmbledhës i aktiviteteve dhe ngjarjeve të vitit 2019.

JANAR

27 janar – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar një prej tmerreve më të mëdha në historinë e njerëzimit, Holokaustin, ngjarje kjo e cila mori jetët e miliona civilëve për shkak të përkatësive etnike. Ai shkruan në “Facebook” në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për Viktimat e Holokaustit se, shqiptarët ndihen krenarë për shpëtimin e hebrenjve, të cilët iu hapën dyert për t’i mbrojtur ata nga regjimi i ashpër dhe spastrues i Adolf Hitlerit.

27 janar – Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar tragjedinë e madhe njerëzore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. Haradinaj ka thënë se “kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia”.

28 janar – Ministrja kosovare e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, në një mesazh të saj të postuar në Facebook me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, shkruan se “dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, është ditë e rikujtimit të vuajtjeve të papërshkrueshme të popullit hebre, për të mos u përsëritur më kurrë”.

MARS

13 mars – Kosova në fokusin e Kongresit Botëror të Hebrenjve, pllakatë Mirënjohje për Votim Demirin. Kryeshefi Egzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, z. Robert Singer, realizoi takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Vizita u organizua nga diplomatja Ines Demiri së bashku me Ambasadoren e Kosovës në OKB, Teuta Sahatqija.

13 mars – Robert Singer, Shefi Ekzekutiv dhe zëvendëspresident i Kongresit Botëror të Hebrenjve (World Jewish Congress), u takua sot në Prishtinë me një delegacion të Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova, të kryesuar nga kryetari i saj, Ruzhdi Shkodra. Në takim ishin të pranishëm edhe dy anëtarët, Nisim Konforti dhe Flori Dedoni.

PRILL

7 prill – “Kosova, duke kopjuar Izraelin, e sheh veten si kombin e ardhshëm startup”. Speciale e gazetës së madhe izraelite “The Times of Israel” kushtuar inovacionit dixhital në Kosovë, shkruar nga gazetari Larry Laxner.

MAJ

8 maj – Bashkësia Hebreje – Bet Izrael Kosova në ambientin e selisë së saj në Prishtinë organizoi një aktivitet me rastin e 71-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit. “E organizuam këtë veprimtari të bukur në shenjë respekti dhe nderimi për shtetin dhe popullin e Izraelit.”, tha Ruzhdi Shkodra, kreu i Bashkësisë Hebreje-Bet Izrael Kosova.

24 maj – Me çmimin ndërkombëtar “Lirika e Azem Shkrelit” u vlerësua poetja nga Izraeli, Hava Pinhas Cohen, me një ceremoni të veçantë në Galerinë e Arteve të Pejës, ku ajo zhvilloi një bisedë me publikun vendas dhe të huaj. Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, për vitin 2019, shpallën Laureat të Çmimit Ndërkombëtar Letrar “Azem Shkreli”, shkrimtarin Helmuth A Niederle. Me këtë çmim në edicionin e vitit 2016 është vlerësuar Ismail Kadare, ndërsa në vitin 2018 albanologu dhe përkthyesi Hans Hans-Joachim Lanksch.

QERSHOR

27 qershor – Drejtoresha e Komitetit Amerikano-Hebraik (AJC – American Jewish Comittee, Avital Leibovich, e falenderoi në mënyrë publike Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për njohjen e Hezbollah si një grup terrorist.

28 qershor – Presidenti i Kongresit Botëror Hebraik, Ronald Lauder: Ndalimi i Hezbollah, bota të ndjekë shembullin e Kosovës. Gazeta e madhe izraelite “The Jerusalem Post” i bën jehonë vendimit të Kosovës, për ta njohur Hezbollah, si një organizatë terroriste.

KORRIK

10 korrik – Ambasadorja e Izraelit jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, takua me Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova në selinë e saj në Prishtinë. Gjatë takimit, Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, z. Ruzhdi Shkodra e informoi Ambasadoren Fisher Kamm për të gjitha aktivitetet e komunitetit Hebre, dhe njëkohësisht kërkoi që kursi i gjuhës hebraike të fillojë sërish në Kosovë.

12 korrrik – Përfaqësues të Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova dhe Ambasadorja e Izraelit në Beograd dhe jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm zhvilluan takim me kryetarin e Komunës së Novoberdës, z. Svetislav Ivanovic, si dhe vizituan varrezat hebraike në Novobërd. Me kryetarin e komunës së Noveberdës u diskutua rreth mundësisë së pastrimit dhe mirëmbajtjes së varrezave hebraike.

16 korrik – Gazetari amerikano-izraelit, Larry Luxner, editor i lajmeve në “Washington Diplomat”, ka intervistuar Vlora Çitakun ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe e ka botuar në gazetën e madhe “The Times of Israel”. Qëndrimet e qeverisë së Kosovës ndaj Izraelit, pse populli kosovar e merr si shembull Shtetin e Izraelit dhe tema të tjera me interes janë fokusin e shkrimit.

SHTATOR

9 shtator – Zëvendëspresidenti i Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jeruzalemit (International Christian Embassy Jerusalem – ICEJ), Dr. Mojmir Kallus, vizitoi Kosovën, ku ai u prit midis të tjerave edhe nga Presidenti i Bet Izrael Kosova, Ruzhdi Shkodra. Kallus shoqërohej nga drejtori i Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jeruzalemit për Shqipërinë, pastor Gentjan Dervishaj.

TETOR

3 tetor – Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit organizon së bashku me Qendrën Ackerman Dallas për Studime mbi Holokaustin (Dallas’s Ackerman Center for Holocaust Studies) në Universitetin e Teksasit një diskutim rreth historisë midis Hebrenjve dhe Shqiptarëve në Kosovë. Të pranishëm do të jenë edhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Nju Njork, Teuta Sahatqija, Vasfije Krasniqi Goodman, dhe diplomatja Ines Demiri.

14 tetor – Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit (ICEJ) organizon marshin e kombeve drejt Jerusalemit çdo vit. Kosova bëhet vendi i 100-të që akomodon përfaqësinë e kësaj lëvizjeje. Pastori Nikë Krasniqi e ka valvitur flamurin e Kosovës në marshiminën e kombeve në Jerusalem. Nga ICEJ Shqiperia ishte pastori Gentjan Dervishaj.

NËNTOR

1 nëntor – Përfaqësuesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova z. Qendrim Shkodra morri pjesë në konferencën ndërkombëtare të hebrenjve të Evropës ‘Mahar’ 2019 e cila u mbajt në Budva të Malit të Zi. Kjo konferencë ka filluar (31 Tetor-4 Nëntor 2019). Përfaqesuesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova z.Shkodra theksoi rëndësinë e pjesëmarrjës në këtë konferencë, mundësinë e krijimit të relacioneve të reja me komunitetet hebreje Evropiane si dhe mundësinë e bashkëpunimit me këto komunitete,sidomos në fushën e kulturës dhe edukimit.

18 nëntor – Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për Paqen”, që po zhvillohet në Tiranë (18-19 nëntor 2019). Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

21 nëntor – Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim me investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij ka punuar që t’i prezantojë kushtet që ofron Kosova para investitorëve të huaj, si dhe ka bërë plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe tatimore.

DHJETOR

17 dhjetor – Kompania “SOWI Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë nënshkruar marrëveshjeve për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga era në fshatin Selac të Bajgores, me kapacitet prej 105 megavatesh. Ambasadorja e Izraelit, Alona Fisher Kamm, njoftoi se ky është projekti i parë i Izraelit në Kosovë. Fisher Kamm uroi që viti 2020 të jetë vit i partneriteti dhe afarizmit, përfshirë energjinë dhe erën. “Ky është projekti më i rëndësishëm i Izraelit në Kosovë. Ky do të sjell dobi dhe benefite për energjinë.

19 dhjetor – Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë, Doruntinë Maloku, kanë pritur në selinë e LDK-së, ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rolin e LDK-së në shtetndërtimin e Kosovës. Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për nevojën e investimeve izraelite në Kosovë, programet e shkëmbimit në fushat e edukimit dhe të artit si dhe për shkëmbimin e përvojave në fushat e tjera të interesit të përbashkët.

22 dhjetor – Gjatë vizitës që ka zhvilluar në Kosovës, ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher Kamm, veç promovimit të investimeve izraelite në vendin tonë, ka takuar edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Ajo ka vizituar Fakultetin e Arteve dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Profesor Pantina u njoftua nga ambasadorja izraelite, për ftesën që i kanë bërë katër universitete prestigjioze të Izraelit për të ligjëruar gjatë muajt janar të vitit 2020.

22 dhjetor – Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova si cdo vit edhe sot me datë 22.12.2019 nga ora 17:00 para Teatrit Kombëtar organizoi Festivalin e Drites Hanukkah, ku sot është ndezur drita e parë në përkujtim të fitores së Makabinjëve mbi ushtrinë greko-siriane, dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem dhe rivendosja e Menorës. Fjala “Hanukkah” do të thotë “Përkushtim”.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023