Projekte të përbashkëta, rektori Nimani në Universitetin e Tel Aviv dhe Bar Ilan

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, gjatë ditës së sotme vizitoi Universitetin e Tel Avivit. Në vazhdën e takimeve në Izrael u takua me përfaqësuesit e Universitetit BAR ILAN, i cili është universiteti më i mirë në Izrael dhe njëri ndër universitetet më të mira në nivel botëror.


Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, gjatë ditës së sotme vizitoi Universitetin e Tel Avivit. Aty u diskutua për identifikimin e mundësive të bashkëpunimit në mes dy universiteteve.

Rektori Nimani, në takim ishte i shoqëruar me Prorektoren për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Sekretaren e Përgjithshme Linda Dula Halilabazi dhe zyrtarin për marrëdhënie me jashtë z. Denis Spahija.

Znj. Bliman premtoi që do na njoftojë për mundësitë që do të shfaqen për bashkëpunim në mes dy universiteteve, dhe në këtë formë studentët dhe stafi i UGJFA-së dhe ai i Tel Avivit të jenë pjesë e këtyre mundësive.

Universiteti BAR ILAN priti Rektorin Nimani

Rektori i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, në vazhdën e takimeve në Izrael u takua me përfaqësuesit e Universitetit BAR ILAN, i cili është universiteti më i mirë në Izrael dhe njëri ndër universitetet më të mira në nivel botëror.

Daniel Schuval Drejtor për Partneritete Akademike dhe Projekte, së bashku me përfaqësuesit e Fakultetit të Mjekësisë dhe përfaqësuesit e Fakultetit të Filologjisë, Programit të Gjuhës Angleze e njoftuan rektorin për të arriturat e Universitetit BAR ILAN, për projektet që ata janë pjesëmarrës si dhe u zotuan për të mbështetur UGJFA-në sidomos në fushën e mjekësisë.

Rektori Nimani ishte i shoqëruar në takim me Prorektoren për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Sekretaren e Përgjithshme Linda Dula Halilabazi dhe zyrtarin për marrëdhënie me jashtë z. Denis Spahija.

Ata po ashtu u shoqëruan në një vizitë në kampusin e universitetit i cili përbëhet nga 88 ndërtesa dhe në veçanti objektin e Qendrës për Hulumtime të Nanoteknologjisë, që ishte mbresëlënës me 70 laboratorët në kuadër të kësaj qendre.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023