Forumi Botëror i Holokaustit në Izrael, 10 mijë forca sigurie dhe shërbime inteligjente

Në forum priten 47 delegacione të liderëve botërorë, përfshirë 26 presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, midis tyre edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.


Një forcë sigurie prej gati 10,000 personash do të mbrojë liderët botërorë dhe të tjerët që marrin pjesë në Forumin e 5-të të Holokaustit në Yad Vashem në Jeruzalem të enjten.

Operacioni “E ardhmja”, i cili po udhëhiqet nga Policia e Izraelit, u përshkrua në një deklaratë të policisë si një “operacion kompleks dhe i integruar kombëtar”.

Përveç 6.300 oficerëve të policisë, siguria e dinjitarëve vizitues do të mbikëqyret nga mijëra oficerë të tjerë nga Policia Kufitare, njësitë e fshehtë, njësitë speciale të patrullimit dhe njësitë e terrorizmit.

Trafiku në Jeruzalem gjithashtu pritet të jetë i madh, për shkak të mbylljes së rrugëve në të gjithë qytetin. Përveç kësaj, autostrada kryesore, Rruga 1, do të mbyllet nga Aeroporti Ben Gurion në Jeruzalem ndërsa mbërrijnë udhëheqësit botërorë, shumica ditën e mërkurë.

Përgatitjet për sigurinë e ngjarjes filluan disa muaj më parë, sipas Policisë së Izraelit, dhe ditët e fundit ka pasur autokolona praktike nga aeroporti dhe vendet që do të vizitojnë dinjitarët.

Shumica do të qëndrojnë në hotele luksoze në Rrugën King David të Jeruzalemit, e cila do të mbyllet deri të premten, sipas policisë.

Në forum priten 47 delegacione të liderëve botërorë, përfshirë 26 presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, midis tyre edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

LISTA E PLOTË

PRESIDENTË DHE ZV.PRESIDENTË
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Zv.Presidenti i SHBA, Mike Pence
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Belen
Presidenti i Greqisw, Prokopis Pavlopoulos
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabr- Kitaroviç,
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor
Presidenja e Sllovakisë, Zuzana Čaputová
Presidenti i Hungarisë, János Áder
Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa
Presidenti i Maqedonisë Stevo Perndarovski
Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željko Komšić
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili
Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian
Presidenti i Islandës, Guoni Th. Jóhannesson
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

GUVERNATORË TË PËRGJITHSHËM
Guvernatori i Australisë, David Hurley
Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë, Julie Fayette

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel
Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

SHTËPI MBRETËRORE
Duka i Madh i Luksemburgut, Andrew
Mbreti i Holandës, Willem Alexander
Mbreti i Belgjikës, Philip
Mbreti i Spanjës, Felipe VI
Charles, Princi i Uellsit dhe Princi i Kurorës i Mbretërisë së Bashkuar,
Princi i Norvegjisë, Haakon Magnus.

KRYEMINISTRAT
Kryeministri i Suedisë, Stefan Luffen
Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish
Kryeministri i Monakos, Serge Telle

TË TJERË
Selia e Shenjtë (Vatikani) – Kurt Koch
Parlamenti Letonez
Kryetari i Parlamentit të Bjellorusisë
Kryetarja e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023