75-vjetori i Holokaustit, edhe një herë për besën shqiptare

Holokausti dhe dita që e përkujton atë, vjen në këtë 75 vjetor pikërisht kur po flitet se ndjenja antisemitiste ka filluar të ritet në Evropë e më gjerë. Duket se me kalimin e viteve, vetë tragjedia ka filluar të zbehet nga kujtesa kolektive. Megjithatë, historia e hebrenjve dhe sfidat që burojnë nga antisemitizmi, nuk i kanë zmbrapsur ata që janë të përkushtuar për ta mbajtur gjallë këtë frymë…


Nga Leonard Veizi

Holokausti dhe dita që e përkujton atë, vjen në këtë 75 vjetor pikërisht kur po flitet se ndjenja antisemitiste ka filluar të ritet në Evropë e më gjerë. Duket se me kalimin e viteve, vetë tragjedia ka filluar të zbehet nga kujtesa kolektive. Megjithatë, historia e hebrenjve dhe sfidat që burojnë nga antisemitizmi, nuk i kanë zmbrapsur ata që janë të përkushtuar për ta mbajtur gjallë këtë frymë…

…Në vitin vitit 1924 teksa Adolf Hitler shkruante “Mein Kampf” projektoi në mënyrë doktrinare, eliminimin e racave që ai i cilësonte si inferiore, apo të paktën që nuk ishin në lartësinë e racës ariane, nga e cila pretendonte se rridhnin popujt gjermanik. “Lufta ime”, edhe pse i ndërthurur me elementë autobiografikë, u konsideruar si traktati politik i Hitlerit. Në librin e tij të vetëm kreu i partisë naziste shprehte urrejtjen ndaj kundërshtarëve dhe shprehte përbuzjen për gati të gjitha klasat sociale, racat e besimet.

Por ai që i vuri në zbatim këto ide radikale të tij ishte Hajnrih Himler. I konsideruar si krahu i djathtë i Hitlerit, si shefi i policisë sekrete, Himler krijoi “einsatzgruppen” dhe ndërtoi kampet e shfarosjes. E ndërsa i quante hebrenjtë me përçmim “çifutë”, në ditari i tij mes të tjerësh njeriu i dytë i partisë naziste shkruante: “Po shfarosim çifutët, një çështje e parëndësishme”. Himlerit, si kreu i trupave SS dhe më pas i Gestapos, i faturohet dhe plani nazist që arriti të shfaroste 6 milionë hebrenj.

Të internuarit që i mbijetuan kampit të Aushvicit

 

Kampi i shfarosjes

Ai njihet si “Kampi i Aushvicit”.  Në vitin 1940 nazistët e hapën këtë kamp në periferi të qytetit Osvieçim të Polonisë. Gjermanët ndryshuan dhe emrin e qytetit, nga Osvieçim në Aushvic, duke i dhënë njëkohësisht dhe famën më të keqe të mundshme. Që nga fillimi i vitit 1942, kampi u bë skena e ekzekutimeve më të mëdha në historinë njerëzore. Me krijimin e kampit në Birkenau, pjesën më e madhe e hebrenjve e drejtonin direkt për në dhomat e gazit. Mijëra të burgosur u përdorën gjithashtu për eksperimente mjekësore të mbikëqyrura dhe të kryera nga mjeku i kampit, Jozef Mengele, i cili përndryshe u mbiquajt dhe si “engjëlli i vdekjes”.

Më 27 janart të vitit 1945, kur trupat e Armatës së Kuqe hynë triumfal në brendësit të tij, Kampi i Aushvicit vazhdonte të cilësohej si “vernichtungslager” apo thënë në shqip: kamp shfarosjeje. Deri në ditën e fundit trupat naziste që administronin kampin vazhduan të vrisnin dhe të digjnin në krematorium, ata që i cilësonin si “jo arianë”. Në statistikën e përgjithshme thuhet se Aushvici prodhoi më shumë se një milion kufoma, shumica e të cilëve ishin evropianë me origjinë hebreje. E megjithatë, në ikje e sipër ushtarët nazist nuk arritën t’i zhduknin të gjitha gjurmët e krimeve të bërë në 5 vitet e ekzistencës së këtij kampi.

Ushtarët e Ushtrisë së Kuqe duke hyrë në kampin e Aushvicit

 

Shqiptarët dhe Hebrenjtë

Sot shqiptarët mund të krenohen e ta mbajnë kokën lart. Kishim plot mangësi që prej kohës së shtetformimit, por nga tradita nuk kishte humbur asgjë. Miku ishte mik dhe besa ishte besë.

Tanimë, Shqipëria njihet si një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim hebrenjtë. Madje jo vetëm ata që jetonin në Shqipëri, por edhe shumë të tjerë të cilët erdhën nga Ballkani dhe Europa Qendrore.‪

Nga hulumtimi përmes dokumentesh, është faktuar se hebrenjtë janë dukur në trojet shqiptare shumë herët, të paktën që para se të fillonte dëbimi i tyre nga Spanja më 1492. Në fund të shekullit të XIX, në Shqipëri erdhi një grup hebrenjsh nga Selaniku. Ata u vendosën në qytetet bregdetare. Por, me kalimin e kohës depërtuan më në brendësi të Jugut të Shqipërisë. Morën nënshtetësinë shqiptare dhe u shkrinë në përbërjen e popullsisë vendase, duke ruajtur njëkohësisht dhe identitetin e tyre.

Grupe të vogla hebrenjsh kanë ardhur në Shqipëri edhe në vitet 1915-‘25 dhe në fillim te viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Gjithsej, gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç vërtetohet nga dokumentet arkivorë, në Shqipëri kanë ardhur 597 hebrenj, nga të cilët 121 vetë erdhën gjatë viteve 1941-‘42, kurse pjesa tjetër në vitin 1943.

Këtu fillon dhe historia e vërtetë e një bashkëjetese.

Sapo komanda e Vermahtit u instalua në Tiranë, fillimisht kërkoi listat e hebrenjve. Një gjë të tillë e kishte bërë dhe komanda e lartë e Fashos por pa sukses. Qeveria shqiptare e kohës kundërshtoi t’i dorëzonte këto lista dhe në komandaturën naziste. Tanimë ky është një fakt historik. Qeveria e kohës nuk i dorëzoi këto lista me faktin se të ardhurit ishin shqiptarizuar, e si të tillë, padyshim ishin nën mbrojtjen e qeverisë. Dhe po sipas dokumentet arkivore shteti shqiptar e trajtoi problemin e hebrenjve si çështje të brendshme.

Dhe kjo ishte ajo çfarë i përkiste një vendimi politik. Ndërkohë që ishin vetë shqiptarët ata që strehuan e mbrojtën hebrenjtë nga armiku i tyre më i madh, nazizmi. Në kohë të ndryshme dhe të pavarur nga njeri-tjetri disa studiues kanë konkluduar se, “100 për qind e hebrenjve të Shqipërisë mbijetuan nga lufta”.

Ndërkaq, në fund të luftës, në territorin e Shqipërisë jetonte  një popullsi prej mëse 2.000 hebrenjsh.

Të mbijetuarit në Aushvic

 

Aushvici pas luftës

Të mbijetuarit e fundit menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore e quajtën atë, Muzeu i Përjetësisë. Vite më pas, kampi i Aushvic u kthye vërtet në një muze dhe në vitin viti 1960 në Birkenau u ndërtua një monument. Ndërsa në vitit 1974 Aushvic, me të gjithë arsenalin e tij, u fut në listën e trashëgimisë nga UNESCO. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në vitin 2005, miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si ‪Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪të Holokaustit.

Kjo nuk është për të harruar atë çfarë ndodhi në luftë, por për ta kujtuar të paktën një herë në vit.

Dhe në një shëtitje të gjatë e aspak relaksuese, në ambientet e mbeturat Kampit të Aushvicit, mund të marrësh më shumë informacion rreth Holokaustit dhe viktimat e tij. Tanimë, kjo ditë, jo vetëm përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste, por përqendrohet dhe në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmit.

Vetëm, në Aushvic humbën jetën afro 1.1 milionë njerëz, ndaj dhe çlirimi i tij në 27 janar, përkujtohet në mbarë botën si Dita e Holokaustit.

Leonard Veizi/Fjala.al/

Aushvici pas luftës, i kthyer në muze

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023