Dita e Holokaustit, Blerina Gjylameti: Lufta për paqen na bën bashkë solidarë mes popujve
Deputete Blerina Gjylameti, Kryetarja e Grupit Parlamentar te Miqesise Shqiperi-Izrael
Deputetja Blerina Gjylameti, Kryetarja e Grupit Parlamentar te Miqesise Shqiperi-Izrael, në mesazh të sajin në rrjetet sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave hebreje gjatë Holokaustit, shkruan “Gjashtë milionë hebrenjë u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. Në këtë ditë shënohet kujtesa për një genocid nga më të egërit e historisë”.
Mesazhi i plotë i deputetes Gjylameti
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave hebreje të Holokaustit ?
Gjashtë milionë hebrenjë u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. Në këtë ditë shënohet kujtesa për një genocid nga më të egërit e historisë. Përpjekja njerëzore për rezistencë ndaj ekstremizmit, ndaj racizmit, ndaj kufizimit të lirive dhe të drejtave themelore të komuniteteve nxjerr një mesazh të qartë dhe në këtë ditë. Lufta për paqen dhe rezistenca për ruajtjen e saj mbeten në krye të misionit shoqërorë që na bën bashkë dhe solidarë mes popujve. #NeKujtojmë ????