Dita e Holokaustit, Forumi “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave” në Korçë

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të Holokaustit, u zhvillua sot në “Universitetin Fan S. Noli” të Korçës forumi “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”. Eventi, i cili ishte bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Universitetit “Fan S. Noli” dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë, u drejtua nga prof. as. dr. Irena Nikaj, Presidente e Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA).


Zhvillohet Forumi “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të Holokaustit, u zhvillua sot në “Universitetin Fan S. Noli” të Korçës forumi “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”. Eventi, i cili ishte bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Universitetit “Fan S. Noli” dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë, u drejtua nga prof. as. dr. Irena Nikaj, Presidente e Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA).

ASH u përfaqësua nga Sekretari Shkencor i saj, akad. as. Shaban Sinani. Libri i tij, “Albanians and Jews” [Shqiptarët dhe hebrenjtë; Prania dhe shpëtimi] ishte baza mbi të cilin u ideua dhe ndërtua aktiviteti. Akad. as. Sinani referoi me temën: “Pranimi i hebrenjve në Shqipëri: Periudha mbretërore – 1928-1939”, duke trajtuar shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri përgjatë periudhës së Holokaustit dhe Luftës së Dytë Botërore, që prej fillimeve historike të pranisë hebraike në tokën shqiptare e deri në përfundim të luftës. Referimi, i pasur me dokumente dhe fotografi, ndalet në periudha kyçe si politikat e Mbretit Zog për pranimin e hebrenjve dhe arsyet e kësaj, projektet ndërkombëtare të viteve ’30 si me SHBA apo Lidhjen e Kombeve, ideja e “palestinizimit” të Shqipërisë apo dhe situata në periudhën e pushtimit nazist. Akad. as. Sinani e përmbylli referimin me disa sugjerime për nisma të mëtejshme, mjaft të rëndësishme për t’u ndërmarrë, siç është përfshirja në programet mësimore e temës së shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, ndërkombëtarizimi i kësaj problematike, botimi i arkivave të Herman Bernstein (Ambasador i SHBA në Shqipëri), por dhe kryerja e studimeve pasuniversitare në këtë fushë. Vetëm përmes trajtimit të vazhdueshëm dhe moslënies në harresë, mund të përkujtohen siç duhet viktimat e Holokaustit dhe roli i rëndësishëm që Shqipëria luajti në historinë e shek. XX.

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023